Pėrgjigje Letrės sė Hapur
tė z. Fatos Lubonja
Zoti Lubonja,
Si gjithherė e lexova me shumė vėmėndje Letrėn tuaj tė hapur tė
botuar nė gazetėn KORRIERI.
Sė pari , si qytetar i kėtij vendi mė lejoni tju shpreh
konsideratėn pėr kontributin qė ju jepni nė sensibilizimin
publik tė ēėshtjeve apo problematikave qe has shoqeria jonė nė
zhvillim.
Debati juaj rreth tyre , tė paktėn ruan origjinalitetin dhe
konsistencėn, ēka sot fatkeqsisht janė tė rralla nė lėmin e
opinionbėrėsve.
Sė dyti , si ministėr i kėsaj administrate do dėshiroja tju
bėja me dije njė informacion mė real mbi goditjen qė ka pėsuar
krimi i organizuar nė Shqipėri pas 3 Korrikut 2005.
Mė duhet tju informoj se ata antarė bandash qė ekzekutuan
oficerin e policisė Klejdi Bano nė pragun e shtėpisė , vetėm pse
ai guxoj tė hetonte pėr ta, (e qė ishin tė paprekshėm) tashmė
janė arrestuar dhe dėrguar pėrpara drejtėsisė. Ata antarė
bandash qė egzekutuaan dhe i prene kokėn qytetarit nga Lushnja
dhe e shėtisnin nė qytet , vetėm pse ai guxoi tė denonconte nė
polici ( polici qė e tradhėtoj) veprimtarinė kriminale, tashmė
janė arrestuar dhe janė pėrpara togave tė zeza.
Ata anėtarė bandash qė dilnin dhe u zinin pritė autobuzėve tė
udhėtarėve nė qafa malesh, ku grabisnin dhe dhunonin qytetarėt ,
tashmė janė arrestuar dhe dėrguar ne qeli.
Ata anėtar bandash qė egzekutonin njėri tjetrin nė Durrės, Vlorė,
Fier, Elbasan, Shkodėr pėr pazare tė prishura tė drogės , tashmė
janė arrestuar dhe presin gjykimin e drejtėsisė.
Ata anėtar bandash qė rrėmbenin vajzat e prindėrve tė pamundur
dhe i detyronin tė prostituonin , tashmė janė arrestuar dhe
presin gjykimin e drejtėsisė.
E kėto, gjatė kėtyre 2 vite e gjysėm kanė qėnė plot 249 grupe te
goditur mbi mbi 900 anėtar tė arrestuar. E kam fjalėn pėr
veprimtari tė krimit tė organizuar.
Pasi, persona nė kėrkim, qė janė arrestuar gjatė periudhės nė
fjalė janė 2 993.
Po gjatė kėsaj periudhe, 227 kriminel shqiptarė, i kemi gjetur
tė fshehur anekėnd Europės. Sėbashku me partnerėt tanė i kemi
arrestuar dhe 170 prej tyre i kemi ekstraduar nė Shqipėri.
Ata tė pa prekshmit, qė rrėmbenin dhe egzekutonin bisnesmenė,
qė egzekutonin shefa policie, qė vilnin gjobat nga kushdo qe u
tekej nuk janė mė nė qarkullim tė lirė por nė bangėn e akuzės.
tė fortėt nuk kanė mė guxim tė gjejnė strehė nė makinat e
ministrave , deputetėve apo funksionartėve tė lartė tė partive,
doganave apo tatimeve.
(Njė libėr tė tėrė me emrat tė gjithė kėtyre grupeve dhe
anetareve tė tyre do tja u dėrgoj nė adresėn tuaj)
I Nderuar z. Lubonja, makina me xhama tė errėt ka dhe do tė ketė
, pėrsa kohė teknologjia e standarteve tė prodhimit tė makinave
e njeh dhe e aplikon kėtė. Por nuk ka mė shanc qė ata qė
udhėtojnė me kėto makina, tė shkelin rregullat e qarkullimit dhe
tė mos gjobiten. Nuk ka mė shanc qė drejtues tė kėtyre por dhe
tė tjera mjeteve tė mos i binden apo mos respektojnė forcėn e
ligjit dhe tė shtetit. Konfirmimin e kėtyre qė po ju informoj do
ta gjeni mes banorėve tė Tiranės.
Unė , sinqerisht besoj se nėse krimin e organizuar nuk e kemi zhdukur,
kokėn ja kemi shtypur.
Jam dakort me ju, qė bishti ndoshta i ka mbetur jashtė tek
pėrpėlitet. Madje unė mendoj se bishti po ashtu ėshtė i
rrezikshėm po aq sa dhe koka. Mendoj kėshtu pasi bishti i krimit
tė organizuar ėshtė jo vetėm shumė i gjatė por edhe shumė i
pėrdredhur. Unė mendoj si ju, qė bishtpėrdredhuri futet nė ēdo
sokak e guvė, gati pėr tu ringjallur. Por duket se ilaēin ja
kemi gjetur.
Por mė lejoni tė kthehem tek shqetėsimi tjetėr i juaj.
Vjedhja e pusetave.
Unė besoj se mendoj si ju, qė gjėrat duhet tė funksionojnė si
mekanizėm. Bazuar nė pėrcaktim ligjor dhe procedura jo spontane.
Pasi lexova me kujdes shqetėsiminn tuaj, kėrkova njė informacion.
Mė informojnė se asnjė ankesė e tillė nuk ėshtė kallxuar nė
organet e rendit as nga qytetar e as nga institucione qė janė
pėrgjegjėse pėr administrimin dhe ruajtjen e tyre nė rruget e
qytetit tonė, Bashkisė sė Tiranės.
Gjithsesi, kallximi ėshtė i domozdoshėm dhe i nevojshėm. Ju
siguroj se makanizmat pėr pritjen e informacionit janė
egzistentė dhe funksional.
Drejtoria e Policisė sė Tiranės, gjatė vitit 2007 ka marrė 15
mijė telefonata denoncuese nga qytetarėt, mė shumė se njė vit mė
parė. Natyrisht jo tė gjitha janė tė sakta. Por shumė prej tyre
janė inicimi i hetimeve dhe zbulimit tė shumė veprave dhe akteve
keqbėrėse.
Por edhe shkrimi juaj ėshtė njė denoncim. Njė denoncim shumė
serioz dhe qė do tė trajtohet me profesionalizmin e duhur nga
organet e specializuara.
Unė nuk jam specialist i hetimit, madje edhe varėsinė policia e
shtetit nuk e ka mė tek Ministri i Brendshėm.
Por si anėtar i kėtij kabineti, si pėrgjegjės pėr zbatimin e
politikave tė kėsaj qeverie , edhe nė fushėn e rendit dhe
sigurisė , shqetėsimin tuaj e ktheva nė njė kėrkesė tė punės
investigative tė disa instrumentave tė specializuar nė figura tė
ndryshme tė krimit. Besoj se ju do tė mbeteni po aq vėmendshėm
sa derim tani pėr tė konstatuar gjetjen e shėrbimit qė jua kemi
detyrim qytetarėve.
Duke ju uruar shumė shėndet dhe ditė tė mbara.
Sinqerisht,
Bujar Nishani