1) Ne mbledhjen e fundit te
qeverise, kryeministri Berisha shperndahu detyrat per ccdo
ministri dhe e menyre te vecante per Ministrine e Brendshme per
te intensifikuar bashkepunimin me ministrite e tjera homologe te
vedeve te BE. A mund te me thoni nese kane nisur bisedimet dhe
ne cfare konsistojne konkretisht?
Se pari mund t’ju them se Ministria e Brendshme ka bashkepunim
dhe kontakte shume te mira dhe te vazhdueshme me te gjitha
ministrite homologe te saj ne vendet e Bashkimit Europian. Kemi,
me mjaft prej tyre marrveshje te nenshkruara bashkepunimi. Kemi
rritur kohet e fundit numerin e perfaqesimit me oficere
kontaklti ne shume prej vendeve te BE.
Gjate ketyre koheve kemi pasur vizita te disa ministrave dhe zv/ministrave
te brendshme dhe presim gjithashtu te tjera. Padyshim qe
intensifikimi I metejshem I kontakteve eshte nje nga objektivat
tane.
2) Cili eshte qendrimi i vendeve te BE lidhur me procesin e
liberalizimit te vizave me Shqiperine)
Pa dyshim qe eshte nje qendrim mjaft pozitiv. Por ajo qe eshte
me e rendesishme eshte fakti qe ky nuk ewshte nje qendrim I
momentit por perben nje angazhim dhe process I cili ka nisur qe
me nenshkrimin e marrveshjes per lehtesimin e leshimit te vizave
midis Shqiperise dhe BE. Kemi patur nje qendrim institucional te
paraqitur ne menyre te perseritur nga z. Fratini gjate kohes qe
ishte ne funksionet e Zv/Presidentit te Komisionit Europian , qe
ne fakt ka qene nje qendrim I mbeshtetur ne arritjen e
standarteve te kerkuara ndaj Shqiperise.
3) A ekzistojne mundesite qe brenda vitit 2009 qytetaret
shqiptare te lizin pa viza ne hapesiren shengen?
Une besoj se me ato standarte qe ne kemi arritur dhe me
plotesimin e te gjitha kritereve qe na kerkohen kjo eshte
plotesisht e mundshme. Natyrisht qe ky eshte nje proces qe
pervecse vullnetit politik pozitiv qe tashme egziston ne vendet
e BE , lidhet edhe me nje sere procedurash qe kerkojne kohen e
tyre. Duke shfrytezuar kete rast do desha te permendja arsyet
pse ne besojme for se do t’ja arrijme ketij momenti.
Nje nga kushtet qe I kerkohen Shqiperise eshte lufta kunder
krimit te organizuar. Sot ne Shqiperi ne kemi nje realitet te
arritjeve konkrete ne kete fushe. Se pari te gjitha ato grupe
kriminale qe dominonin ne qytetet e Shqiperise duke organizuar
te gjitha llojet e mundeshme te trafiqeve dhe duke kryer cdo
krim qe u tekej, sot jane perpara drejtesise Brenda hekurave te
qelive.
Sot Shqiperia ka goditur ashpersisht grupet kriminale te
trafikimit te qenieve njerezore dhe ka nje sisten transparent
dhe funksional te mbrojtjes dhe rehabilitimit te viktimave te
ketij trafiku.
Sot Shqiperia sipas vleresimit te institucioneve me prestigjoze
nderkombetare eshte nje vend I shmangur nga rrugekalimet
kryesore te tranzitimit te drogave te forta drejt vendeve te BE.
Institucionet tona te luftes kunder droges, sot konsiderohen
partnere serioze ne kete angazhim dhe kane realizuar me sukses
shume operacione te perbashketa nderkombetare me vendet e BE,
kunder grupeve te trafikut te droges.
Sot ne kemi nje sistem te konsoliduar te menaxhimit te integruar
te kufijve tane. Sistemi yne I identifikimit te kalimit te
kufirit per njerez dhe per mallrat eshte I informatizuar.
Kontrolli kufirit funksionon me nje sisten te integruar midis
policies kufitare dhe migracionit me sherbimin doganor dhe ate
fito/sanitar, te cilat aplikojne standartet europiane te
procedurave dhe te kontrollit.
Sot ne mund te identifikojme ne pikat tona te kalimit kufitar
cdo person te kerkuar nga agjensite e zbatimit te ligjit permes
identifikimit te shenjave te gishtave .
Sot , autoritetet tona te policies kufitare dhe migracionit mund
te identifikojne cdo pasaporte vendase apo te huaj qe eshte e
fallcifikuar permes egzaminimit ne laboratoret perkates qe kemi
te instaluar ne pikat e kalimit kufitar.
Sot ne mund te kontrollojme te gjithe hapsiren e gjelber apo blu
te vijes kufitare si gjate dites ashtu edhe gjate nates.
Sot ne kemi nje sere marrveshjesh por dhe dinamike konkrete te
kontrollit te perbashket te kufirit apo luftes kunder krimit
nderkufitar me te gjitha vendet tona fqinje.
Po punojme per fillimin e praktikes se pikave te perbashketa te
kalimit te kufirit , duke nisur me Maslin e Zi.
Sot ne kemi nje sistem te konsoliduar ligjor por edhe praktik te
azilit dhe dhenies se mbrojtjes se emigranteve te huaj.
Sot ne kemi nenshkruar Marrveshjet e Riatdhesimit te emigranteve
te paligjshem shqiptare me Komunitetin Europian dhe nje sere
planesh veprimi te zbatimit te tyre.
Ne po fillojme paisjen e qytetareve shqiptare me pasaportat
biometrike nder me te sigurtat ne hapsiren europiane.
Pra sic e shihni kemi te gjitha argumentat reale te nje
standarti real I cili e ben te mundur plotesisht realizimin e
kesaj enderre te shqiptareve.
|