home galeri kontakt
hyrje
biografia
fjalime
program
kontakt

 

Interviste ne gazeten METROPOL

Pas rreth 6 muajsh nė detyrėn e Ministrit tė Brendshėm, cila ishte gjendja qė gjetėt nė kėtė ministri, pėr sa i pėrket rezultateve dhe angazhimit tė strukturave tė saj?

Ardhja ime nė krye tė kėsaj ministrie ishte nė kushte shumė mė komode se paraardhėsi im z.Olldashi. Unė gjeta njė administartė tė konsoliduar, dhe totalisht tė angazhuar nė realizimin e pėrgjegjėsive tė tyre. Nė tė gjtha fushat e veprimtarisė sė ministrisė kishte programe tė qarta dhe rezultate konkrete. Padyshim , edhe pėr shkak tė sensibilitetit qė jep tek opinioni apo dhe vetė problematika qė egzistonte para korrikut 2005 , rendi dhe lufta kundėr krimit tė organizuar kishin qėnė angazhimet mė tė mėdha dhe rezultatet mė spektakolare. Nė kėtė kontekst, si ministėr isha nė kushte mė komode pėr tė vazhduar pėrballjen e sfidavė nė kėtė ministri falė punės dhe arritjeve qė ishin bėrė nga kolegu im Olldashi gjatė drejtimit tė tij.


Nė qoftė se para ardhjes suaj nė krye tė kėsaj ministrie, "suksesi i dukshėm" ka qenė goditja e njė sėrė gupesh kriminale dhe prangosja e disa eksponentėve tė kėtyre grupeve, tashmė kush ėshtė objektivi, apo e thėnė ndryshe filozofia e punės suaj?

Filozofia ėshtė tėrėsisht refklesion i pėrgjegjėsive qė ka Ministria e Brendėshme. Veprimtria e policisė nė pėrkujdesjen pėr rendin dhe lufta ndaj krimit dhe trafiqeve janė vetėm njė pjesė e pėrgjegjėsive tė kėsaj ministrie.
Nė aspektin e objektivave strategjik por edhe tė angazhimit tė pėrditshėm puna nė procesin e realizimit tė politikės sė decentralizimit tė pushtetit lokal dhe projektet e mėdha qė janė pjesė e kėtij procesi , zėnė hapsirėn mė tė madhe tė veprimtarisė administrative.
Ministria e Brendėshme , ėshtė ngarkuar nga qeveria tė implementojė 3 (tre) projekte shumė tė mėdha nė fushėn e regjistrimit dhe dokumentave tė identifikimit tė shtetasve shqiptar. Kemi projektin pėr regjistrin elektronik tė shtetasve ku pėrfshihet dhe sistemi i plotė i adresave, kemi projektin e kartave tė identitetit si dhe atė tė pasaportave tė reja biometrike.
Nėpėrmjet njė financimi tė Bankės Botėrore po fillojmė realizimin e projektit tė menaxhimit tė tokės. Po kėshtu nė bashkėpunim me Ministrinė e Punėve Publike jemi gati tė fillojmė realizimin e procesit tė transferimit tė ujsjellėsve nga qeveria qėndrore nė administrim tė bashkive dhe komunave.
Tashmė ka njė prioritet tė shpalluar nga Qeveria Berisha nė drejtim tė reformės sė pronėsis sė tokės. Duke qėnė se ky proces kėrkon dhe njė angazhim tė madh tė pushtetit lokal, ne si ministri e linjės pėr bashkėrendimin e punės midis dy qeverisjeve, po fokusohemi me vėmendje tė posaēme nė kėtė ēėshtje. Do tė pėrshtasim madje dhe pjesė tė strukturės sonė pėr tė qėnė efiēentė nė kėtė proces jetik pėr zhvillimin nė tėrėsi tė resurseve tė vendit.
Transferimi i pronave qė i pėrkasin pushtetit lokal nga pronėsia e qeverisjes vendore ėshtė njė dinamikė e madhe e cila ka pėrparuar shumė. Pothuajse nė ēdo mbledhje tė rradhės sė qeverisė ne paraqesim lista tė tėra pronash qė i transferohen komunave dhe bashkive tė vendit. Derim tani janė mirauar listat e iventarit tė pronave pėr 160 bashki dhe komuna dhe transferuar 6 527 prona. Nėse deri nė vitin 2005 inventarizimi i pronave publike tė pushtetit lokal ishte nė masėn 20% sot ky inventarizim ėshtė nė masėn 80%.
Reforma nė administratėn publike ėshtė njė dinamikė e gjėrė. Pėrveē njė sėrė projektesh qė implementohen pėr rritjen e performancės sė administratės , sė shpejti do tė vemė nė dispozicion tė tė gjitha institucioneve tė administratės publike rregjistrin elektronik tė pasqyrimit tė strukturave, organikave, burimeve njerėzore dhe nivelit tė tyre, sistemit tė pagave, trajnimeve dhe gradimeve qė nėpunėsi civil fiton apo humbet gjatė karierės sė tij, bazuar tė gjitha kėto mbi sistemin “e-government”.
Planifikimi dhe programimi i masave dhe mjeteve tė gatėshme tė pėrballimit tė situatave tė emergjencave civile , merr pjesėn e saj tė vėmėndjes dhe derim tani kemi rezultuar tė suksėsėshėm nė situata tė kėsaj natyre.
Padyshim qė angazhim i pandėrprerė do tė mbetet lufta ndaj krimit, korrupsionit dhe trafiqeve tė paligjėshme. Megjith rezultatet e mira qė ka goditja ndaj bandave dhe krimit do tė mbetet prioritet i padiskutueshėm ky angazhim.


Pjesė e kėsaj filozofia, mos janė edhe hapjet e dosjeve tė krimeve tė rėnda tė vitit 1997?

Gjatė kėtyre ditėve kam lexuar nė njė pjesė tė shtypit tė ditės kėtė artikulim qė ju i bėtė zbulimit tė disa krimeve tė vjetra nga ana e policisė sė shtetit. Sė pari e konsideroj si spekulim mediatik tendencėn pėr tė lidhur zbulimin e ngjarjeve kriminale me vitin 1997. Policia e shtetit dhe kryesisht Departamenti i Hetimit tė Krimeve tė Rėnda ka detyrim ligjor tė hetoj dhe tė zbuloj ēdo ngjarje kriminale dhe ēoj pėrpara drejtėsisė autorėt e tyre. Nuk ka asnjė seleksionim ndėr krimet e ndodhura dhe tė pazbuluara ndėr vite. Gjatė kėtyre dy viteve tė qeverisjes sė kėsaj qeverie janė hetuar dhe zbuluar shumė ngjarje qė padrejtėsisht ishin konsideruar tė mbyllura nga policia dhe prokuroria mė parė. Madje janė zbuluar dhe ngjarje tė ndodhura edhe pėrpara vitit 1997. Ju kujtoj rastin e vrasjes sė ndodhur nė Kavajė nė vitin 1995, ku u zbuluan 2 autorėt e saj. Po kėshtu janė zbuluar vitet e fundit edhe autorė tė vrasjeve dhe rrėmbimeve tė ndodhur edhe nė vitin 1998, 1999, 2001 etj. Qytetarėt duan vetėm njė gjė nga autoritetet qė mbahen me taksat e tyre. Tė godasin krimin dhe kriminelėt kudo qė ata ndodhen. Nuk besoj se ka ndonjė qytetar tė kėtij vendi sot qė tė kėrkoj qė kriminelet qė kanė vrarė, rrėmbyer apo dhunuar tė mos dėnohen nga ligjet e kėtij vendi. Ne kemi me dhjetra raste kur qytetarė tė ndryshėm na janė drejtuar pėr tė hetuar mbi vrasjen e tė afėrme tė tyre dhe qė autorėt nuk janė pėrgjigjur para ligjit.
Sa mė fort dhe drejt tė goditet krimi dhe kriminelėt aq mė tė sigurt jemi tė gjithė, pėrfshi dhe ata qė bėjnė ndonjė spekulim tė vogėl gazetaresk.




Zėra tė ndryshėm nuk kanė munguar tė "akuzojnė" se rihapja e kėtyre dosjeve ėshtė politike. Si do t'ju pėrgjigjeshit ju?

Sė pari, krimi nuk ka ngjyrė ai ėshtė i zi dhe duhet goditur. Sė dyti, ėshtė e papranueshme tė tentosh tė dekurajosh veprimtarinė anti-krim tė strukturave tė policisė sė shtetit. Sot pėr fat tė mirė policia ėshtė tėrėsisht e pavaruar nga politika pėrsa i takon veprimeve operacionale dhe marrjes sė vendimeve pėr realizimin e tyre. Kjo maxhorancė bėri njė hap madhor me miratimin e ligjit tė ri pėr policinė. Sipas kėtij ligji ministri nuk mundet tė japė asnjė urdhėr pėr veprime operacionale nga ana e policisė. Madje ministri edhe mund tė mos informohet nga struktura qė heton nėse kjo strukturė e gjykon se ēėshtja ėshtė shumė e rezervuar. Kjo s’ka ndodhur kurrė mė parė. Por unė me keqardhje kam lexuar edhe ndonjė deklaratė sporadike tė ndonjė individi qė tenton ti japė konotacion politik dėnimit tė krimit. Madje kam lexuar edhe referime qė i bėhen “deklaratave” tė mia qė nuk i kam thėnė kurrė. Megjithėse pėr mua shpesh herė janė qesharake, ato janė tė rrezikshme pėr opinionin publik i cili i merr si tė mirėqena pėrderisa ato publikohen nė shtypin e shkruar.
Duke pėrfituar nga rasti i kėsaj interviste do tė kėrkoja qė referimet apo konkluzionet qė ēdo aktor i bėn ēėshtjeve tė tilla qė kanė rėndėsi vitale me jetėn e pėrditėshme tė shqiptarėve duhet tė jenė korrekte dhe tė drejta.



Lufta antikorrupsion nė radhėt e Ministrisė sė Brendshme e Policisė sė Shtetit, ē'vend ka zėnė e do tė zėrė nė "axhendėn" tuaj?

Padyshim vend prioritar. Por mė duhet ta evidentoj se korrupsioni megjithėse egziston nė individė tė veēantė tė strukturave tė policisė , ai nuk ėshtė mė njė fenomen. Kam kėnaqėsinė tė deklaroj se nga disa sondazhe serioze tė bėra, ėshtė rritur dukshėm besueshmėria e qytetarėve ndaj policisė. Kjo ėshtė arritur falė edhe korrektėsisė dhe performancės sė policisė nė mardhėnie me qytetarėt.


Me ardhjen tuaj nė krye tė Ministrisė sė Brendshme, janė vėnė re njė sėrė ndryshimesh, drejtuesish. Pse ndodhin kėto ndryshime dhe cilat janė kriteret e tyre?

Nuk mund tė themi se ka pasur njė “sėrė” ndryshimesh. Ka patur njė zėvendėsim tė njė z/ministri, ku paraqrdhėsi u emėrua nė njė pozicion shumė tė rėndėsishėm , si ēėshtė pocizioni i Sekretarit Pėrgjithėshėm tė Kėshillit tė Ministrave.
Nėse i referoheni ndryshimeve nė drejtimin e strukturave tė policisė kjo ėshtė njė praktikė normale. Tek njerėzit me uniformė ka njė praktikė tė njohur tė ndryshimeve tė pozicioneve pas njė periudhe pune. Natyrisht qė nė disa raste, ato kanė qenė tė lidhura edhe me rezultatet e arritura apo pėr ti dhėnė njė impuls tė ri strukturave tė caktuara.
Nėse do tė flasim pėr kritere, ju siguroj se nuk janė shumė. Ato janė tė lidhura vetėm me integritetin moral dhe nivelin profesional.

Prej kohėsh flitet pėr njė reformė nė Ministrinė e Brendshme dhe Policinė e Shtetit. Cilat janė arsyet e ndėrmarrjes sė kėtyre reformave dhe ēfarė ndryshimesh tė tjera parashikojnė ato?

Reforma ėshtė pjesė e perfeksionimit tė sistemit qė ne tė gjithė kėrkojmė qė tė funksionojė. Shpesh herė kjo keq interpretohet me emrime apo shkarkime emrash nė pozicione tė ndryshme. Reforma e vėrtetė pėr fat tė keq shpesh herė i mungon informacionit tė publikut.
Ministria e Brendėshme e ka mbėshtetur realizimin e reformės sė saj nė disa strategji tė rėndėsishme sektoriale dhe n/sektoriale. Referimi i tė gjthave ėshtė zbatimi i detyrimeve qė rrjedhin nga zbatimi i MSA. Kėshtu , strategjia pėr rendin publik, luftėn kundėr krimit tė organizuar, decentralizimi , administrata publike, menaxhimi i integruar i kufijve, janė tė gjitha fushat ku shtrihet dhe realizohet reforma.


Reforma, ka pėrfshirė edhe strukturėn e Ministrisė sė Brendshme dhe Policisė sė Shtetit. Konkretisht ēfarė pėrmirėsimesh priten pas kėtyre ndryshimesh tė strukturave tė Ministrisė sė Brendshme dhe Policisė sė Shtetit?

Struktura e ministrisė nuk ka ndryshuar. Ne jemi duke studjuar kėtė mundėsi me qėllim qė tė kemi njė strukturė mė efiēente dhe duke ju pėrshtatur sfidave qė ka kjo ministri pėr tė pėrballur.
Policia e Shtetit ka tashmė njė strukturė tė re e cila pėrcaktohet nga ligji i ri pėr policinė. Implementimi i saj tashmė ka filluar dhe synimi ėshtė pėrqėndrimi i vėmėndjes dhe forcave tek sektorėt qė merren me luftėn ndaj krimit dhe trafiqeve dhe tek realizimi i frymės qė ka ligji i ri qė ėshtė ai i policimit nė komunitet. Kjo do tė thotė qė policia do tė jetė mė sė shumti njė instrument shėrbimi ndaj komunitetit se sa instrument force.

Pjesė e reformave ishin sė fundi largimi i rreth 800 uniformave blu nga shėrbimi. Ndėrkohė ju nuk keni pėrjashtuar rikthimin e disa prej tyre sėrish nė detyrė? Mbi ē'baza e kritere do tė bėhet kjo "pėrzgjedhje"?

Polcia e shtetit ėshtė duke implementuar strukturen e re. Ne kete proces nė rastet kur do tė kėrkohet qė tė plotėsohet numri i kėrkuar nė njė sektor padyshim qė do tė pėrdoren ato resurse qė kanė qėnė pjesė e strukturave te policisė. Kjo ėshtė tėrėsisht njė kompetencė qė i takon Drejtorisė sė Pėrgjithėshme tė Policisė dhe jo mė ministrit. Jam i bindur se do tė vlerėsohen ata individė qė kanė trajnimet e duhura, integritet moral dhe qė janė tė gatėshėm tė jetojnė me sakrificat qė kėrkon profesioni i punonjėsit tė policisė.

Si mendoni tė "rikuperoni" eficensėn e Policisė sė Shtetit, pas kėtyre shkurtimeve.

Por nuk ka vend pėr tė “rikuperuar” diēka. Se asgjė nuk ka humbur nė efiēencė nga shkurtimet e fundit.

Ēfarė parashikon reforma nė gradat e Policisė sė Shtetit dhe Gardėn e Republikės, dhe si do tė zgjidh ligji "Pėr Policinė e Shtetit", i miratuar sė fundi, "mospėrputhjet" e gradave me funksionin?

Ligji i ri pėr Policinė e Shtetit, i jep fund tė gjithė asaj amullie dhe abuzimi qe lejonte nė sistemin grada/funksion, ligji i vjeter. Tani grada pėrfitohet sipas njė kohe tė pėrcaktuar nė shėrbim, arsimit dhe trajnimeve pėrkatėse dhe rezultateve nė punė. Pėrfitimi i gradės jep automatikisht dhe funksionin. Pra performanca profesionale ėshtė kriteri i fitimit tė njė funksioni. Askush qė nuk plotėson kėto kritere nuk mund tė perfitoj njė funksion tė caktuar. Ligji parashikon po ashtu dhe zbutjen e problemit social. Ka hapsirė qė njė punonjės policie i cili nuk plotėson kriteret pėr marrjen e gradės pas kohės qė ka konsumuar nė shėrbim, tė mos largohet nga policia, nėse dėshiron tė mbajė njė gradė mė tė ulėt dhe ti jepet njė funksion sipas kėsaj grade.
Nė thelb , ky pėrcaktim qė i bėn ligji fitimit tė gradės dhe marrjes sė funksionin, heq mundėsinė e ēdo keqpėrdorimi nė procesin e vendimarrjes nė fushėn e burimeve njerėzore

Pjesė e kėtyre reformave, a do tė jenė edhe pagat, shpėrblimet dhe pensionet pėr punonjėsit e Policisė sė Shtetit?

Sistemi i pagave dhe shpėrblimeve mbetet njė prioritet tjetėr i kėsaj qeverie pėr kujdesin ndaj punonjėsit tė policisė. Qeveria sapo ka miratuar njė rritje tė pagės sė punonjėsit tė policisė dhe po ashtu ndryshoj nivelin e trajtimit me ushqim tė vaktit qė i takon punonjėsit tė policisė. Punonjėsi i policisė trajtohej me ushqim me normėn e vitit 1975. Qeveria Berisha, e ndryshoj duke pėrcaktuar njė kuotė e cila i pėrshtatet tėrėsisht standarteve tė larta.
Shpėrblimi qė pėrfitohet pėr rritje nė gradė ėshtė i njė niveli tė kėnaqėshėm.
Sistemi i shpėrblimit pas realizimit tė operacioneve nė luftėn ndaj krimit dhe trafikut ėshtė njė praktikė e rėndėsishme qė ne e aplikojmė dhe do tė vazhdojmė nė mėnyrė intensive.
Gjithsesi sistemi i shpėrblimeve dhe pensioneve tė punonjėsit tė policisė do tė mbetet njė prioitet i padiskutueshėm i kėsaj qeverie.



Nė kuadrin e aspiratės sė shqiptarėve dhe Shqipėrisė pėr t'u bėrė pjesė e Bashkimit Evropian, cili do tė jetė roli i Ministrisė sė Brendshme dhe detyrat e Policisė sė Shtetit, nė plotėsimin e detyrimeve qė rrjedhin nė ratifikimin e MSA?

Detyrimet qė rrjedhin nga MSA janė prioriteti i parė i punės sė pėrditėshme. Ne sapo kemi pėrfunduar dhe miratuar Planin e Integruar te Ministrisė sė Brendėshme. Eshtė njė dokument shumė i rėndėsishėm i afishuar nė faqen elektronike tė Ministrisė sė Brendėshme. Do tė ftoja ēdo qytetar ta vizitonte kėtė faqe dhe tė merrte aty dhe platformėn tonė tė procesit tė integrimit.

Pjesė e kėtyre detyrimeve, a janė edhe maarrėveshjet e marrėdhėniet e Ministrisė sė Brendshme e Policisė sė Shtetit, me homologet respektive tė vendeve tė rajonit, vendeve kufitare apo edhe vendeve tė BE-sė, nė funksion tė luftės sė pėrbashkėt kundėr krimit e trafiqeve?

Marrveshjet mė vendet partnere po marrin gjithnjė e mė shumė njė dinamikė tė madhe. Kemi nėnshkruar njė sėrė marveshjesh tė tilla, ku mund tė pėrmend marveshjet me Italin, Greqin, Turqin, Maqedonin, Rumanin, Kroacin, Slloveninė, Bullgarin, Egjiptin, Austrin, Hungarin, Maltėn, Ukrainėn, Berlgjikėn, Zvicėrėn, Kosovėn, etj, si dhe njė numėr marveshjesh e konventash tė bashkėpunimit rajonal. Kemi plane tė pėrbashkėta veprimi me shumė vende partnere dhe sėshpejti do tė njihemi me marveshje tė jera shumė tė rėndėsishme

Nė ē'fazė janė kėto marrėdhėnie e marrėveshje?

Ato pėrfshijnė kryesisht fushėn e shkėmbimit tė informacionit por edhe tė bashkėrendimit tė veprimtarisė sė strukturave pėrkatėse nė luftėn kundėr krimit tė organizuar dhe trafiqeve. Tė indentifikimit dhe arrestimit tė personave nė kėrkim. Shumė prej marrveshjeve tashmė janė pasuar nga plane veprimi. Por dinamika e veprimtarisė sė pėrbashkėt do tė jete njė karakteristikė e mėtejshme e kėtij bashkėpunimi.


Nė Ballkan, njė shtet i ri, Kosova, ėshtė duke u zyrtarizuar. Cilat janė marrėdhėniet e deritanishme tė Ministrisė sė Brendshme e Policisė sė Shtetit, me homologėt kosovarė?

Kemi mardhėnie tė shkėlqyera bashkėpunimi. Para pak kohėsh kishm pėr vizitė Ministrin e Brendėshėm tė Kosovės , dhe shkėmbimi i informacionit dhe bashkėrendimi midis strukturave tona policore ėshtė konkretizuar me suksese nė disa operacioni kryesisht nė atė tė parandalimit tė trafikut tė armėve tė lehta dhe drogės. Besoj se ky bashkėpunim i rėndėsishėm jo vetėm pėr tė dy vėndet tona do tė forcohet akoma mė shumė pas marrjes sė pamvarėsisė nga Kosova.



Po pėr sa i pėrket trajnimeve apo shkėmbimeve tė pėrvojės, krahas edhe asistencave respektive teknike, tė shkėmbyer me Shqipėrisė e Kosovės, ekzistojnė projekte konkrete, kur policia e saj, konsiderohet "e re"?

Policia e Kosovės vėrtet ėshtė njė strukturė e re por eksperienca dhe bashkėpunimi me UNMIK dhe organizatat e tjera qė e asistojnė ja kanė rritur shumė nivelin e profesionalizmit. Padyshim qė ne jemi tė gatėshėm tė ofrojmė asistencė nė arsimimin policor dhe atė pėrvojė qė ka policia shqiptare ne goditjen ndaj krimit tė organizuar dhe ēdo lloj tjetėr veprimtarie kriminale. Nė hapsirėn e bashkėpunimit tė sotėm me partnerėt ka njė mundėsi tė madhe tė shkėmbimit tė pėrvojave, shkėmbimit tė informacioneve dhe bashkėrendimit tė aktiviteteve.
 

 


 

Copyright © Bujar Nishani Home | Biografia | Fjalime | Publikime | Njoftime | Galeri | Kontakt