Viti 2007, ėshtė nė fund.
Pėr ju si Ministėr i Brendshėm, si po mbyllet ky vit?
Nje vit qe kėrkoj nje angazhim dhe pune shume te madhe. Eshte
nje vit ku pata nje eksperience te re. Nje eksperience qe besoj
se do te me vleje per te gjithe jeten. Ne aspektin e
pergjegjeshmerise, ne aspektin e marrjes persiper te
pergjegjesive te medha dhe natyrisht ne ndikimin drejtpėrdrejt
te fitimit te nje pjekurie akoma me te madhe. Une besoj
thellėsisht se ky vit po mbyllet me tregues optimist te
pėrmbushjes se detyrimeve ndaj qytetareve.
2007 ka qenė viti i aksioneve tė mėdha tė policisė. Krahasuar me
vitet e kaluara si ėshtė gjendja e krimit?
Faktet tregojne se ka nje goditje te forte ndaj krimit. Se pari
ka nje renie te krimit ne teresi. Ka nje rritje te denoncimeve
te qytetareve ēka tregon per rritjen e besueshmerise se tyre
ndaj institucioneve te shtetit. Ka nje renie te madhe te krimit
te rende te vrasjes, krahasuar me pak vite me pare. Per here te
pare ne vitet 2006 dhe 2007 ne Shqiperi ka pasur me pak se 100
vrasje. Mbi te gjitha ka nje rritje te ndjeshme te
zbulueshmerise se krimit. Niveli i zbulueshmerise se krimeve
eshte ne nivelet nder me lartat krahasuar me vende shume te
perparauara te BE. Shume ngjarje te vjetra te pazbuluara jane
rijetuar dhe zbuluar. Kjo do te vazhdoje edhe ne vitin qe vjen.
Vjedhjet janė njė problem i madh pėr Policinė e Shtetit, sidomos
pėr zbulueshmėrinė e tyre. Do ketė njė reformim apo punė mė tė
madhe pėr kėtė sektor?
Krahasuar me vitet e tjera ka nje rritje prej gati 10% te
zbulueshmerise se krimit te vjedhjes. Gjithsesi besoj se
nepermjet struktures se re qe ne tashme po nisim te
implementojme ku sektoret e veēante te zbulimit te krimeve te
hapura apo dhe krimeve te tjera do te jene me te kanalizuara nga
struktura te specializuara per keto fenomene do te vije ne
rritje.
Ligji pėr policinė e shtetit, kur hyn nė fuqi dhe si do jetė
raporti i pagave me gradat dhe zbatimi i tyre?
Ligji i ri ka hyre ne fuqi qe ne muajin korrik te kėtij viti.
Sistemi i gradave eshte nje sistem teresisht i ri i cili
mbeshtetet mbi vjetersine ne sherbim, arsimimin, trajnimet dhe
kurset e kryera si dhe rrezultattet ne pune. Mbi te gjitha me
kete ligj mbi bazen e grades qe fiton merr dhe pozicionin qe i
takon grades. Pra nuk mund te kete me abuzime qe te marresh nje
post te caktuar dhe per shkak te tij perfiton dhe graden qe mund
te jete e pamerituar per nje apo nje tjeter arsye. Natyrisht qe
edhe pagat do te kene diferencimin e tyre sipas grades. Por
bazuar ne legjislacionin tona pagat e reja behen me nje akt te
veēant ne nivel kombėtar. Keshtu qe pėrfitimi i rritjes se pages
per punonjėsit e policise do te vij i njehershem edhe me te
gjithe administraten tjeter shteterore.
Flitet se do rikthehen disa nga uniformat blu, qė janė larguar
gjatė dy viteve tė fundit. Ku dhe si do tė kthehen?
Ne gjate implementimit te struktures se re na eshte dashur te
rikthejme punonjės policie te dale ne reforme ne periudha te
ndryshme, perfshire dhe periudhen te ciles ju i referoheni. Kjo
ka te beje me pozicionet te cilat rezultojn te lira nga
implementimi i kėsaj strukture. Kriter i rendesishem eshte
pastėrtia e figures se punonjės qe rikthehet. Ne deshirojme qe
policia e shtetit te kete punonjės sa me profesionist po aq dhe
te ndershem dhe pėrkushtuar. Kjo eshte nje praktike qe do te
vazhdoje edhe ne te ardhmen.
Problem nė kėtė fund viti ka qenė krimi nė familje. Ka njė
strategji pėr ta parandaluar kėtė fenomen qė ėshtė bėrė shumė i
ndjeshėm?
Po ka . Ka nje strategji ku Ministria e Punes dhe Ēeshtjeve
Sociale eshte ministri lider dhe nje numer agjensisht te
pėrfshira ne te. Besoj se te gjithe faktoret e rendesishem te
kėsaj shoqėrie Kane diēka per te ofruar ne perballjen e kėsaj
sfide. Por une besoj se pėrveē te gjitha angazhimeve te tjera ,
nje ashpėrsim me i madh i reagimit te ligjit te shkruar( kam
parasysh koden penal) ndaj autoreve te ketyre krimeve do te
ndikoje ne uljen e kėtij krimi , gjithashtu.
Fushata antikorrupsion, operacionet Duart e Pastra, apo
arrestime tė tjera, do ngelin pjesė e katėr muajve tė 2007, apo
do tė vazhdojnė dhe gjatė 2008. Duart e pastra, vetėm njė
slogan apo do tė vėrtetohet nė vitin e ardhshėm qė nuk ishte njė
fushatė?
Duart e pastra, eshte nje filozofi dhe metode pune e kėsaj
qeverie. Koinēidenca e 2 3 operacioneve te titulluara nuk
eshte ēeshtje fushate. Per kete ju siguroj juve dhe te gjiothe
lexuesit tuaj. Beteja kunder korrupsionit do te jete nje beteje
qe do te ashpėrsohet edhe me shume. Sa me te shumta qe te jene
rastet qe do te goditen, sa me te medha qe do te jene interesat
e pista qe do te preken nga kjo beteje, ne e dime se po aq i
forte do te jete kunder reagimi. Por po aq e sigurt eshte qe
akoma me i forte do te jete angazhimi yne per te vazhduar
betejen.
Keni pasur ndėrhyrje nga politika, gjatė zhvillimit tė punės sė
policisė pėr prangosjen e zyrtarėve tė lartė, pėr mos prangosjen
e tyre. Sa ekzistojnė akuzat pėr pėrgjime tė deputetėve?
Absolutisht asnjė ndėrhyrje. Ju siguroj se madje politike ka
qene shume larg nga pasja e informacionit per hetimet qe
kryeheshin. Persa i takon, pėrgjimit te deputeteve, megjithėse
me keqardhje me duhet ta them se eshte nje papjekuri politike
por edhe shtetare e atyre qe i leshojne. Ligji yne, procedura,
instrumentat e realizimit nuk lejojne ne asnjė rast pėrgjime te
paligjshme jo per deputetet por per ēdo qytetar te kėtij vendi.
Ata qe kane qejf te behen interesant duke folur per afera
pėrgjimesh, e dien dhe vete se nuk kane qullosur gje ne kete
rast. Gjithsesi , Kuvendi i Shquiperise ka ngritur nje komision
hetimor per kete ēeshtje dhe une besoj se do te jete shume e
rendesishme puna dhe raporti i tij.
Si ėshtė bashkėpunimi i Ministrisė sė Brendshme, me
institucionet e tjera, prokurorinė, para dhe pas erės Sollaku,
gjykatat dhe Ministrinė e Drejtėsisė. Po me ndėrkombėtarėt?
Ne kemi ofruar nje partneritet institucional dhe korrekt me te
gjitha keta faktore qe ju permendet. Kemi shprehur ne mjaft
raste nje lloj shqetėsime per angazhimin e segmenteve te
prokurorise gjate kohes kur ky institucion drejtohej nga z.
Sollaku. Besojme plotėsisht ne tejkalimin e kėtij problemi.
Faktet e nje bashkėpunimi intensive dhe lidhje e njesere
marrėveshjesh te rendesishme me institucione shume prestigjoze
nderkombetare tregon se sa te besueshem dhe serioze jemi ne per
keta partnere shume te rendesishem.
Dhe pyetja e fundit. Nė lidhje me kartat e identitetit dhe
pasaportat biometrike, si ka ecur puna. Do pėrfundojnė nė fund
tė vitit 2008?
Ne ne zbatim te projektit te qeverise shqiptare kemi shpallur
tenderin nderkombetar per kartat dhe pasaportat. Derim tani ka
nje interesim jashtezakonisht te madh nga kompanite me
prestigjose nderkombetare. Ka nje ekip te gjere specialistesh te
vendit dhe te huaj qe po punojne per sqaremet e nevojshme qe
kerkojne te gjirthe te interesuarit dhe besojme se tenderi do te
realizohet brenda kohes se parashikuar, ne fillimin e vitit qe
vjen. E gjitha axhenda qe ne kemi parashikuar , do te ēoj ne
prodhimin e tyre brenda vitit 2008. Nje gje eshte e sigurt,
shqiptaret do te shkojne ne zgjedhjet parlamentare te vitit 2009
me list ate dala nga nje regjister shtetasish elektronik me
standarte te larta dhe me karta identiteti.
|