Pyetjet
1. Urime pėr detyrėn, z.ministėr. Nė ditėt e para tė punės tuaj
tė re jeni takuar me drejtues tė policisė dhe pushtetit vendor,
pėr t'u njohur me problemet dhe shqetėsimet e tyre. Nisur nga
kėto problematika, cilėt do tė jenė prioritet e Ministrisė sė
Brendshme?
Ministria e Brendeshme ka nje diapazon veprimtarie shume te
gjere. Brenda fushes se menazhimit te pergjegjesive te saj
perfshihet Policia e Shtetit, Pushteti Lokal dhe Administrata
Publike, dhe mjaft institucione te tjera varesie. Pikerisht
brenda veprimtarise dhe pergjegjesive te fushave te mesiperme
jane percaktuar edhe prioritetet.
Vazhdimi i tradites dhe praktikes tashme te konsoliduar te
luftes kunder krimit te organizuar, trafiqeve dhe kontrollit te
kufirit mbeten padyshim prioritete te drejtimit dhe mbeshtetjes
qe Ministria e Brendeshme do ti jape strukturave te Policise se
Shtetit.
Procesi po aq i rendesishem i bashkerendimit me pushtetin lokal
dhe zbatimi i nje strategjie tashme te percaktuar ne fushen e
decentralizimit te kompetencave prane pushtetit vendor eshte nje
sfide qe do te kete nje vemendje, angazhim dhe ushtrim konkret
te pergjegjesise sone. Decentralizimi financiar por edhe ai qe
lidhet me sigurimin e sherbimeve te tjera ndaj qytetarit jane
pjesa esenciale e kesaj strategjie.
Reforma dhe trajnimi i administrates publike do te jene
prioritet i padiskutueshem. Ne duhet te angazhohemi shume ne
tarjnimin dhe supervizimin e funksionimit efiēent te
administrates publike. Nje reforme e cila duhet te synoje ne
dhenien e ngarkeses se plote kesaj administrate, trajnimin e
panderprere te saj ne raport me sfidat qe ajo ndesh ne procesin
e permbushjes se detyrimeve te Shqiperise ne kuadrin e MSA dhe
krijimi i kushteve dhe ambjentit per te terhequr trurin e
shkolluar ne perendim.
Ne zbatim te objektivave te medha te Qeverise Shqiptare nje
angazhim teresor do te jete implementimi i projekteve madhore
siē jane ai i regjistrit themeltar elektronik te shtetasve
shqiptare duke perfshire brenda tij sistemin e adresave, paisja
e qytetareve me kartat e identitetit si dhe pasaporta biometrike.
Pra duket qe prioritetet jane te shumat , te rendesishme por
teresisht te realizueshme.
2. Gjatė vitit 2006, Policia e Shtetit pati njė sėrė ndryshimesh
nė strukturėn e saj, por pati gjithashtu edhe shumė pakėnaqėsi.
Shumė oficerė tė lartė u detyruan tė heqin dorė nga gradat ose
tė jepnin dorėheqjen e parakohshme. Si do tė veprohet mė tej nė
lidhje me strukturėn e policisė tonė? Do vijoni tė njėjtėn
strategji tė paraardhėsit tuaj apo do ta ndryshoni, duke pasur
parasysh se lėvizjet e shumta nė polici kanė ngjallur reagimin
edhe tė misioneve tė huaja policore tė atashuara nė Shqipėri?
Praktika e paraardhesit tim z. Olldashi persa i takon reformes
ne strukturen e Policise se Shtetit eshte nje praktike jo vetem
shume e pergjegjeshme por me nje produkt shume efiēent. Kjo
reforme arriti qe te largoje nga radhet e Policise se shtetit
ate pjese te punonjesve te policise qe kishin vene uniformen e
policit, forcen e shtetit dhe te ligjit, emrin dhe nderin e
policise ne sherbim te banditeve, trafikanteve dhe vrasesve. Por
ne kete reforme pati dhe mjaft punonjes policie qe u detyruan te
largohen per shkak te shkurtimit te organikave ne strukture.
Duke ruajtur te gjithe respektin dhe konsideraten per te gjithe
ata qe kontribuan dhe investuan ne punen e policise dhe qe do te
kene gjithnje ndihmen dhe mbeshtetjen ekonomike qe ligji
parashikon per ta, duhet te kuptojme qe ishte nje domozdoshmeri
per policine tone. Shqiperia eshte nje vend i vogel dhe forcat e
policise duhet te jene ne proporcion me nevojat qe ka ky vend.
Reforma eshte dinamike e perhershme e ēdo institucioni. Keshtu
une sapo kam miratuar strukturen e re te Policise se Shtetit.
Kjo eshte arritur me asistencen shume profesionale te misioneve
nderkombetare qe asistojne policine tone. Po keshtu eshte ne
diskutim ne Parlament, Ligji i ri per Policine e Shtetit. Nje
ligj qe i krijon nje mundesi dinamizmi dhe elasticiteti
veprimtarise se policise. Per here te pare krijohet sindikata e
policise, nje instrument i rendesishem per te mbrojtur interesat
dhe te drejtat e punonjesit te policise. Ky eshte nje nga
zhvillimet e standarteve me te larta qe ka para ndonjehere jeta
dhe dinamika e policise. Nje gje ju deklaroj. Se qellimi i
reformes do te jete qe Policia e Shtetit te mos kete nje numer
te fryre punonjesish policie qe ndonjehere nuk e dine edhe vete
se ēfar detyre kryejne. Por punonjes policie te trajnuar, dhe te
perqendruar kryesisht ne ato struktura qe jane edhe ato
prioritetet qe permenda me lart. Keshtu mendoj se te gjithe biem
dakort se nuk na duhen police qe ruajne muret e ministrive apo
objekteve te tjera te zakoneshme por punonjes policie te
specializuar dhe inkuadruar ne strukturat qe luftojne krimin e
organizuar, krimin ekonomik dhe trafiqet. Kjo ide do te dominoje
ne te ardhmen reformen.
Perveē trajnimit te oficereve te nivelit te larte do te
perqendrohemi shume tek rritja e nivelit arsimor, performances
se sjelljes dhe komunikimit te te gjithe asaj trupe qe ka
kontakte te perditeshme me qytetaret dhe qe duhet tu sherbejne
atyre. Ketu them se duhet te bejme shume.
3. Policia ende ka probleme nė respektimin e kontratės me
oficerėt, qė kanė mbaruar Akademinė e Policisė. Nė muajin korrik
2006, rreth 67 oficerė tė rinj u arsimuan nė Akademi, por
Ministria e Brendshme nuk u siguroi vendin e punės, ashtu siē
ishte parashikuar nė kontratėn e tyre. Kjo ėshtė shkelje e njė
kontrate ligjore nga vartėsit tuaj. Ē'masa do tė merrni ndaj
tyre?
Zbatimi i ēdo kontrate, detyrimi dhe vendimi gjykate eshte
pergjegjesi qe nuk do te injorohet asnjehere. Angazimi i
resurseve te reja qe vijne nga Akademia qe ju permendet eshte
proces qe ndodh perdite ne Policine e Shtetit. Ka mjaft prej
tyre qe nuk kane preferuar vendin e punes dhe kjo mbetet
pergjegjesi e tyre. Menaxhimi i resurseve njerezore eshte pjese
e strategjise sone , edhe ne ato ide qe une ceka me larte.
4. Nė analizėn vjetore tė Policisė sė Shtetit, Avokati i
Popullit e kritikoi atė pėr veprimet arbitrare, kryesisht
ushtrim dhune, gjatė ushtrimit tė detyrės. Nė tė vėrtetė, ėshtė
njė problem qė po bartet ndėr vite, edhe pse trajnimet janė tė
panumėrta. Sipas jush, si mund tė zgjidhet ky problem?
Se pari duhet pranuar qe ka nje permirsim te dukshem te ketyre
raporteve nga viti ne vit. Pjesa qe shqeteson lidhet me ate qe
ju thashe me siper. Kryesisht ne kemi oficere shume mire te
trajnuar por qe sherbejne ne nivelin e larte te hierarkise dhe
kesaj pjese pak i bie te kene kontakt direkt me qytetarin. Pjese
qe ka meshume kontak me qytetarin dhe qe jane ndeshur fenomenet
shqetesuese qe ju prmendni jane kryesisht ne nivelet e mesme dhe
te ulta te hierarkise. Kjo eshte sfida qe ju thashe per te
ridimensionuar kriteret e perzgjedhjes se kesaj pjese, arsimimin
e tyre dhe trajnimet e vazhdueshme kryesisht ne komunikim, etike
dhe ligjishmeri.
5. Cila ėshtė platforma juaj pėr tė drejtuar njė ministri qė
ėshtė cilėsuar si mė e suksesshmja e qeverisė "Berisha"?
Se pari me duhet te reagoj ndaj nje perceptimi qe ne fakt e
konstatove edhe tek pyetjet tuaja. Ende, Ministria e Brendeshme
konsiderohet dhe vleresohet si Ministri e Rendit Publik. Kjo
eshte nje sfide edhe per mua per ti dhene realisht imazhin
publik qe i takon per funksionet, pergjegjesite dhe kontributet
qe jep kjo ministri. Suksesi qe eshte arritur nė dhe nga kjo
ministri eshte nje realitet. Edhe kjo eshte sfide per mua per te
ruajtur kete arritje. Me shume se platforma per mua ka rendesi
filozofia dhe natyra qe do te predominoj punen time dhe te
stafit ne kete ministri.
Kjo do te jete, pune me intensitet te larte, transparence,
ndershmeri, seriozitet dhe bashkepunim. Tolerance zero ndaj
paftesise dhe mungese se respektit ndaj ligjit.
6. Problemi i drogės mbetet ende problem pėr Shqipėrinė. Nė
fillim tė kėtij muaji, ambasadori Januēi u takua me zyrtarė tė
Ministrisė sė Jashtme. "Ngarkesat e drogės po i kapim vetėm ne"
ishte konstatimi i tij. Nga ana tjetėr, duket se strategjia
antitrafik, ashtu sikurse edhe Moratoriumi nuk kanė dhėnė
rezultatet e pritshme. Do t'i propozoni qeverisė ndryshime tė
tyre apo do vijoni si deri tani?
Ne te kunderten e konstatimit tuaj ju konfirmoj se strategjite
antitrafik kane qene dhe mbeten te sukseseshme. Statistikat jane
fakte kokforte. Keshtu gjate vitit 2006 jane realizuar 37
operacione te sukseseshme ne goditjen e trafikanteve te droges
nga vetem 10 qe ishin realizuar ne 2005. Gjate vitit 2006 jan
erealizuar 13 operacione te perbashketa nderkombetare nga vetem
7 qe ishin realizuar nje vit me pare. Gjate vitit 2006 jane
kapur 64 persona qe ishin ne kerkim nga 44 qe ishin kapuir ne
2005. Ju siguroj se eshte shume e ndjeshme ulja e rasteve te
kalimit te droges pertej kufirit shqiptar. Rritja e rasteve te
kapjes se droges nuk do te thote se eshte rritur trafiku. Jo.
Eshte rritur shkalla e efiēenses se goditjes ndaj trafikanteve.
Edhe me i larte do te jete tempi. Tolerance zero do te jete
motoja e punes se te gjitha strukturave ne kete drejtim. Edhe
pjesa e teknologjise se luftes kunder ketij trafiku do te vije
duke u modernizuar. Po keshtu duhet ta dini qe edhe kultivimi i
kanabisit ne vitin 2006 eshte ulur rreth 4 here me pak se ne
vitin 2005. Nuk ka asnje lekundje ne percaktimin tone ne kete
rruge. Moratoriumi i skafeve ka qene pjese me rezultative e
kesaj lufte. Do te vazhdoj pa nderprerje kjo praktike dhe
startegji. Permiresimet e medha ne drejtim te sigurise dhe
stabilitetit na kane afruar me shume me Europen. Edhe procesi i
liberalizimit te vizave erdhi vetem per shkak te ketij
permiresimi te madh.
7. Kryeministri Berisha deklaroi para disa ditėsh se pėrgatitja
e kartave tė identitetit ėshtė njė prioritet pėr kėtė vit. Nė
ē'fazė ėshtė puna nė kėtė aspekt dhe a do kenė shqiptarėt mė nė
fund kartat e tyre tė identitetit. Nėse po, mund ta na jepni njė
kohė?
Ka pefunduar dhe eshte miratuar nga Qeveria Shqiptare projekti
per percaktimin e elementeve teknik, te sigurise dhe prodhimit
te kartes se identitetit. Nje projekt qe u arrit me asistencen e
kompanive me eksperiencen me te madhe nderkombetare ne kete
fushe.
Se shpejti do te hartohen te gjitha aktet e tjera te domozdoshem
nenligjore dhe shpallet tenderi nderkombetar per fillimin e
prodhimit te ketij dokumenti shume te domozdoshem per shqiptaret
por dhe nje dokument i standarteve shume te larta. Besoj se
brenda vitit 2008 shqiptaret do te kene kartat e tyre te
identitetit.
9. Si janė marrėdhėniet e ministrisė suaj me njėsitė e pushtetit
vendor qė drejtohen nga opozita. Le ta fillojmė me bashkinė e
Tiranės...
Sapo kemi organizuar nje konference kombetare ne interes
pikerisht te ketij bashkepunimi. Ne kete konference ,
Kryeministri konfirmoj bashkepunimin e panderprere dhe shume te
rendesishem midis pushtetit qendror dhe vendor. Ky bashkepunim
dhe keto mardhenie jane pjese thelbesore dhe me e rendesishme e
vete veprimtarise se Ministrise se Brendeshme. Do te kete nje
fokusim shume me te madh akoma. Kjo jo per faktin se shumica
derrmuese e njesive vendore drejtohen nga e njejta maxhorance
politike qe drejton sot edhe pushtetin qendror, por sepse ne
realisht gjykojme se pushteti qe eshte me afer qytetarit dhe qe
duhet fuqizuar nga dita ne dite eshte ai vendor.
10. Cilat janė planet tuaja mbi pėrgatitjen e zgjedhjeve tė
ardhshme parlamentare, pikėrisht nė aktivizimin dhe koordinimin
e njėsive vendore. Keni ndonjė program pėr tė larguar njėherė e
pėrgjithmonė "problemin e certifikatave"?
Angazhimi i Ministrise se Brendeshme do te buroje nga ligji per
zgjedhjet. Kjo do te vije besoj pas reformes zgjedhore qe ne
presim te nderrmare parlamenti. Ne veme ne dispozicion te gjitha
kapacitetet dhe angazhimet tona persa i takon atyre
pergjegjesive qe ligji do te na ngarkoje.
Po, per ēertifikatat ju siguroj se do te largohen pergjithmone
nga procesi zgjedhor.
Regjistri i ri elektronik themeltar i shtetasve do te jete burim
i padiskutueshem besueshmerie dhe korrektesie per prodhimin e
listes se zgjedhesve dhe karta e identitetit dokumenti i
rendesishem ne rritjen e standartit edhe te zgjedhjeve te
ardheshme
Ju faleminderit.