
FJALA E MINISTRIT TE BRENDSHEM
NE TAKIMIN E KARTES SE ADRIATIKUT
I nderuar Z. Kryeministėr,
Tė nderuar pjesėmarrės,
Ėshtė kėnaqėsi e veēantė pėr mua tė marr pjesė nė Konferencėn
pėr Zgjerimin e Kartės sė Adriatikut me 2 anėtarė tė rinj.
Anėtarėsimi i Bosnjė Hercegovinės dhe i Malit tė Zi na jep
mundėsinė tė forcojmė partneritetin tonė nė luftėn kundėr
korrupsionit, krimit tė organizuar, trafikimit tė qenieve
njerėzore, armėve dhe drogave si dhe tė pėrforcojmė
bashkėpunimin pėr sigurinė e kufijve.
SIGURIA KUFITARE MANAXHIMI I INTEGRUAR I KUFIJVE ėshtė pjesė
integrale e sigurisė kombėtare, e sigurisė rajonale dhe nė
pėrgjithėsi e asaj globale.
Nė kuadėr tė proceseve tė ndryshme qė kanė pėrfshirė tė gjitha
vendet e rajonit dhe veēanėrisht vendin tonė nė rrugėn e
integrimit, siguria dhe stabiliteti i njė vendi ndikon ndjeshėm
nė sigurinė dhe stabilitetin e vendeve fqinjė dhe mė gjerė.
Strategjia Kombėtare pėr Menaxhimin e Integruar tė Kufirit,
ėshtė dokumenti kryesor me tė cilėn ky shėrbim organizon,
orienton dhe mbėshtet punėn e tij pėr garantimin e sigurisė nė
Kufi. Ky dokument ėshtė mbėshtetur nė Rekomandimet e BE-sė pėr
Menaxhimin e Integruar tė Kufijve, tė detyrimeve qė rrjedhin nga
nėnshkrimi dhe ratifikimi i Konventave tė ndryshme ndėrkombėtare
nė fushėn e sigurisė, nė kuadėr tė angazhimeve tė Shqipėrisė nė
shumė nisma rajonale tė bashkėpunimit nė kėto fusha, etj., dhe
veēanėrisht nė kuadėr tė realizimit tė detyrimeve nė zbatim tė
MSA-sė dhe angazhimeve pėr anėtarėsimin nė NATO.
Garantimi i sigurisė nė kufijtė e brendshėm tė vendit, ėshtė
kontribut nė garantimin e kufijve tė jashtėm tė vendeve me tė
cilat kufizohemi dhe nė mėnyrė tė veēantė tė kufijve tė jashtėm
te Bashkimit Evropian. Shqipėria garanton sigurinė nė kufijtė e
jashtėm tė BE-sė, me Italinė dhe Greqinė dhe me vendet fqinje me
Malin e Zi, Kosovėn dhe Maqedoninė.
Pėr realizimin e kėtij bashkėpunimi, ne rajon janė ndėrmarre dhe
po punohet ne disa nisma te pėrbashkėta nga te cilat dalin dhe
detyrime te pėrbashkėta pėr te gjitha vendet nėnshkruese si:
- Konventa e Vjenes Per bashkepunimin Policor ne mes vendeve te
Europes Jug Lindore.
- Deklarata e Ohrit ne kuader te Paktit te Stabilitetetit Per
Menaxhimin e Integruar te Kufijve
- Deklarata e Ministrave te Brendshem te vendeve te Rajonit te
Ballkanit Perendimor , ne Sarajeve 2006, etj.
Aktualisht me vendet fqinje:
- Kryejmė takime ne mes Drejtuesve te Policisė Kufitare ne te
tre nivelet,- lokal, rajonal dhe qendror.
- Kemi Protokolle per Patrulla te Pėrbashkėta dhe kryejmė
patrullime te pėrbashkėta me Maqedoninė, Malin e Zi.
- Kryejmė operacione te pėrbashkėta me Policinė Kufitare Greke
- Kemi njė marrėveshje per ndėrtimin e njė Pike te Pėrbashkėt te
Kalimit Kufitar me Malin e Zi.
LUFTA KUNDER KRIMIT TĖ ORGANIZUAR
Dokumenti kryesor i cili pėrcakton qėllimet dhe objektivat nė
luftėn kundėr krimit tė organizuar ėshtė Strategjia e Luftės
Kundėr Krimit tė Organizuar, Trafiqeve dhe Terrorizmit 2008
2013, njė strategji ombrellė, pjesė pėrbėrėse e tė cilės, janė
pesė strategji sektoriale dhe konkretisht:
Strategjia Ndėrsektoriale pėr Parandalimin e Luftės Kundėr
Korrupsionit 2007 2013
Strategjia Kombėtare Antidrogė 2004 2010 dhe plani i
veprimit pėrkatės
Strategjia Kombėtare Kundėr Trafikimit tė qenieve njerėzore
2008 2010 dhe plani pėrkatės i veprimit.
Strategjia Kombėtare Pėr Luftėn Kundėr Trafikimit tė Femijėve
2008 2010 dhe plani i veprimit pėrkatės (kjo strategji ėshtė
dokument plotėsues i strategjisė K.T.Q.Njerėzore).
Plani Kombėtar i Veprimit pėr Parandalimin e Trafikimit tė
Mjeteve Motorike.
LUFTA KUNDĖR KORRUPSIONIT
Policia e Shtetit gjatė kėtyre viteve tė fundit ka pasur dhe ka
prioritet luftėn kundėr korrupsionit, me objektiva tė pėrcaktuar
nė programin vjetor dhe periodik tė punės tė Policisė sė Shtetit,
Departamentit pėr Hetimin e Krimeve dhe Drejtorisė Kundėr Krimit
Financiar.
Qeveria shqiptare ka miratuar Strategjinė Ndersektoriale pėr
Parandalimin dhe Luftėn Kundėr Korrupsionit dhe pėr Qeverisjen
Transparente, pėr periudhėn 2008-2013, pėr implemtentin e sė
cilės Policia e Shtetit ka programuar detyra specifike pėr kėtė
periudhė dhe pėr vitet nė vazhdim. Policia e shtetit ka hartuar
Planin e Veprimit pėr Parandalimin dhe Luftėn kundėr
Korrupsionit nė zbatim tė strategjisė.
Vitet e fundit shenojne njė rritje tė ndjeshme tė forcės
goditėse tė veprave penale tė korrupsionit dhe krimeve nė detyrė.
Njė numėr gjithnjė e mė i madh zyrtarėsh tė korruptuar tė
nivelit tė mesėm dhe tė lartė janė arrestuar dhe ndaj tyre ka
filluar ndjekja penale nga organet e drejtėsisė. Nga Policia e
Shtetit pėr periudhėn 2005-2008, janė evidentuar dhe referuar
pėr fillimin e ndjekjes penale 516 raste tė veprave penale tė
korrupsionit, krimeve nė detyrė tė nėpunėsve publikė me 951
autorė tė dyshuar, prej tė cilėve tė 193 tė arrestuar e tė
ndaluar. Nga kėto 112 vepra penale tė korrupsionit pasiv dhe
aktiv, 403 vepra penale tė kryera nga punonjės shtetėrorė e
publikė.
Me implementimin e Ligjit tė ri Pėr Policinė e Shtetit, u
rritėn nė mėnyrė tė ndjeshme kapacitetet institucionale dhe
strukturore pėr goditjen e krimit financiar, korrupsionit dhe
pastrimit tė parave. Me organizimin e ri tė Policisė sė Shtetit,
u krijua Drejtoria Kundėr Krimit Financiar nė Departamentin pėr
Hetimin e Krimeve.
TRAFIKU I ARMĖVE
Njė numėr i konsiderueshėm personash janė penalizuar nga Gjykata
e Krimeve tė Rėnda pėr trafikim tė armeve dhe municioneve
luftarake, ndėrkohė qė janė nė proces hetimor e gjyqėsor disa
subjekte pėr kėtė vepėr penale.
Pėr tė realizuar njė ndjekje nė kohė tė shpejtė, pėr pėrpunimin
e shpejtė tė informacioneve dhe goditjen e organizatave
kriminale qė pėrfitojnė nga kėto aktivitete, janė shfrytėzuar
kontaktet me agjencite e zbatimit tė ligjit nė vendet fqinje si
Kosova, Mal i Zi, Maqedonia etj, duke shkėmbyer informacione,
koordinuar veprime etj.
Vitet e fundit, si rezultat i aplikimit tė metodave speciale tė
hetimit janė shėnuar rezultate tė kėnaqshme nė drejtim tė luftės
kundėr trafikimit tė armėve dhe municioneve luftarake ku janė
goditur disa grupe kriminale, ku vlen tė permendet bashkėpunimi
i frytshėm me Prokurorine pėr Krime tė Renda, punė e cila ka
ēuar dhe nė minimizimin e kėtij fenomeni.
TRAFIKIMI I QENIEVE NJERĖZORE
Strategjia e re Kombėtare 2008-2010 paraqet njė kuadėr tė gjerė
veprimesh qė ashtu si nė strategjinė e mėparshme, shtrihen nė
katėr drejtime prioritare, hetim dhe ndjekje penale e suksesshme,
mbrojtje e viktimave, parandalim dhe bashkėrendim veprimesh.
Strategjia e re kėrkon njė bashkėrendim tė mirė
ndėr-institucional, vazhdimin e funksionimit tė plotė tė
Komiteteve Rajonale Anti-Trafik, tė Mekanizmit Kombėtar tė
Referimit pėr Viktimat e Trafikimit, pėrmirėsimin e procesit dhe
instrumenteve tė identifikimit tė viktimave tė mundshme tė
trafikimit, informacion statistikor tė unifikuar, masa
parandaluese si dhe rritje e asistencės sociale dhe mbrojtjes sė
viktimave tė trafikimit.
Nė kėtė kuadėr, me urdhėr tė Kryeministrit, nr. 203, datė
19.12.2005, Pėr mėnyrėn e Funksionimit tė Njėsisė Antitrafik u
ngrit Njėsia Antitrafik. Kjo zyrė funksionon pranė Ministrisė sė
Brendshme, dhe nė ushtrimin e funksioneve tė saj drejtohet nga
Koordinatori Kombėtar pėr Luftėn kundėr Trafikimit tė Qenieve
Njerėzore/Zėvendėsministri i Brendshėm.
Ėshtė hera e parė qė nė Shqipėri institucionet shtetėrore dhe jo
shtetėrore raportojnė tė njėjtin numėr statistikash pėrsa i
pėrket viktimave dhe viktimave tė mundshme tė trafikimit tė
asistuara dhe tė referuara nga institucione tė ndryshme.
Mekanizmi Kombėtar Referues ka rezultuar efikas. Nė pėrbėrje tė
kėtij Mekanizmi ėshtė dhe Autoriteti Pėrgjegjės pėr ndihmėn qė
duhet dhėnė pėr viktimat e trafikut tė qenieve njerėzore.
Lidhur me luftėn kundėr trafikimit tė qenieve njerėzore, pėrpara
pak ditėsh, Departamenti Amerikan i Shtetit (DASH), ka paraqitur
Raportin e Ndėrmjetėm. Nė raport vlerėsohej progresi i dukshėm i
bėrė nga Shqipėria nė pėrpjekjet e saj pėr tė luftuar trafikimin
e qenieve njerėzore, qė nga dalja e Raportit 2008, ku ndėr tė
tjera thuhej se:
Qeveria Shqiptare ka demonstruar pėrmirėsime rrėnjėsore nė
identifikimin e viktimave tė trafikimit;
Ėshtė rritur numri i ndjekjeve penale dhe hetimeve;
Masat e dėnimit tė dhėna ndaj trafikantėve kanė qenė tė
duhurat dhe tė rrepta;
Gjatė 6-mujorit tė parė tė vitit 2008, qeveria intensifikoi
pėrpjekjet pėr dhėnien e trajnimeve pėr zyrtarė, duke pėrfshirė
kėtu dhe zhvillimin dhe dhėnien e njė kursi nga Policia e
Shtetit;
Qeveria caktoi rreth 20 police femra antitrafik nė drejtoritė
kundėr krimit tė organizuar nė tė gjithė vendin;
Zyrtarėt punuan pėr pėrmirėsimin e funksionimit tė Mekanizmit
Kombėtar tė Referimit pėr Viktimat, duke identifikuar tė paktėn
pesė herė mė shumė viktima se nė vitin e kaluar;
U lanēua baza zyrtare e tė dhėnave, e cila mbledh informacion
mbi menaxhimin e rasteve specifike tė trafikimit;
ANTIDROGA
Strategjia Kombėtare Antidrogė 2004-2010 ėshtė multisektoriale.
Pėr zbatimin e saj ėshtė hartuar dhe po zbatohet njė Plan
Veprimi. Pėrsa i pėrket detyrave tė Policisė sė Shtetit nė kėtė
plan veprimi dhe nė Strategjinė Kombėtare, janė realizuar
pothuajse tė gjitha detyrat, konkretisht, ėshtė krijuar
infrastruktura ligjore, operacionale dhe financiare pėr
aplikimin e disa teknikave specifike tė luftės kundėr drogės.
Kėshtu, ka pėrfunduar me sukses procesi i rregullimit te
procedurave standarte per sekuestrimin, ruajtjen e asgjesimin e
lendeve narkotike te sekuestruara shoqeruar me krijimin e
infrastruktures se nevojshme per mbeshtetjen e ketyre
procedurave ku ėshte hartuar dhe miratuar Udhėzimi i ri i
Pėrbashkėt mes Prokurorit tė Pėrgjithshėm, Ministrit tė
Brendshėm dhe Ministrit te Shendetesise Pėr trajtimin e lėndėve
narkotike apo psikotrope, ne te cilin jane pershkruar
procedurat standarte qe ndjek policia dhe prokuroria qe nga
momenti i sekuestrimit te lendeve narkotike deri ne asgjesimin e
sigurte te tyre.
Nga muaji Maj 2008, ka filluar nga funksionimi me kapacitet tė
plotė, magazina qendrore pėr ruajtjen e drogave tė sekuestruara
nga policia, pas zbatimit me sukses tė njė projekti tė financuar
nga Mbretėria e Bashkuar. Pėr kėtė qėllim, nė kuadėr tė tė
njėjtit projekt, ėshtė ndėrtuar njė krematorium pėr asgjėsimin e
sigurt tė lėndėve narkotike.
Duke qene pjese e deges jugore te rruges ballkanike, Shqiperia
konsiderohet si nje vend tranzit per trafikun e heroines, por
duhet te themi se tre vitet e fundit, trafiku i droges me
origjine apo te tranzituar nga Shqiperia ka rene ne menyre
konstante nga viti ne vit. Statistikat e vendeve fqinje qe jane
vendet kryesore te destinacionit si Italia dhe Greqia e
konfirmojne kete konkluzion.
Vitet e fundit janė arritur rezultate shumė tė mira nė luftėn
kundėr kultivimit tė kanabisit. Si rezultat i kombinimit tė
masave parandaluese dhe atyre shtrėnguese, zonat e kultivuara me
bimė narkotike gjatė kėsaj periudhe, kanė qenė shumė tė
kufizuara. Edhe kėto pak zona, policia ka ndėrmarrė operacione
tė gjera dhe ėshtė bėrė asgjesimi nė njė masė tė madhe i tyre.
Pėr periudhėn 2005-2008 janė zhvilluar 114 operacione ku janė
pėrdorur teknikat speciale tė hetimit dhe janė goditur 109 grupe
kriminale tė trafikut dhe shpėrndarjes sė lėndėve narkotike me
430 persona.
Gjithashtu jane kryer edhe 36 operacione nderkombėtare nė
bashkėpunim me Prokurorinė dhe autoritetet gjyqėsore tė vendeve
tė ndryshme, nga tė cilat: 21 me Italinė; 4 me Gjermaninė ; 1 i
pėrbashkėt me SHBA dhe Gjermaninė ; 2 me SHBA ; 2 me Greqinė ; 3
me Turqinė ; 2 me Maqedoninė, 1 me Zvicrėn, ku janė arrestuar 86
persona.
Nė pėrfundim tė fjalės sime, duke falėnderuar dhe njėherė
organizatorėt e Konferencės pėr Zgjerimin e Kartės sė Adriatikut,
dėshiroj ti uroj sukses dy vendeve tė reja, Bosnjė Hercegovinės
dhe Malit tė Zi si dhe tju siguroj nė emėr tė Qeverisė
Shqiptare dhe Ministrisė sė Brendshme pėr forcimin e
partneritetit nė luftėn kundėr korrupsionit, krimit tė
organizuar, trafikimit tė qenieve njerėzore, armėve dhe drogave
si dhe pėr sigurinė e kufijve.
Faleminderit