home galeri kontakt
hyrje
biografia
fjalime
program
kontakt

I Nderuar z President I Republikes,
E Nderuar znj. Kryetare e Kuvendit
I Nderuar Z. Kryeminister
I Nderuar z Drejtor I Pergjithshem I Policise
Te Nderuar punonjes, e Oficere
Te nderuar miq e te ftuar,

Sot ne kete pervjetor te 95 te themelimit te saj, policia e shtetit vjen me nje performance te shkelqyer. Me nje standard te pa arritur asnjehere me pare. Vjen si nje instrument I konsoliduar I shtetit , vjen si nje nga sherbimet me besueshmeri te larte te qytetareve shqiptar.

Policia Shqiptare sot per here te pare eshte e organizuar mbi bazen e nje ligji rte standarteve europiane. Teresisht e shkeputur nga ndikimi politik ne vendimarrje dhe veprimtarine operacionale.

Sot Shqiperia dhe shqiptaret , fale ketij organizimi, ketij perkushtimi, profesionalizmi, kurajoje te efektivave te saj, jane shume here me te sigurt, shume here me te qete.

Sot Policia e Shtetit Shqiptar, ka nje beteje te fituar me krimin e organizuar dhe terrorizmin. Sot policia shqiptare ka nen goditje te panderprere trafiqet dhe trafikantet e ēdo forme, sot policia shqiptare kontrollon ne menyre te integruar dhe me standarte europiane kufijte e saj te lire port e sigurt.
Sot policia shqiptare perfeksionon ēdo dite teknologjine dhe perpunimin e informacionit ne sherbim te misionit te saj.
Sot policia e shtetit shqiptar eshte me e angazhuar se kurre per respektimin e te drejtave dhe lirive themelore te njeriut, ne rritjen e nivelit te kualifikimit te saj dhe veprimtarise ne komunitet, sot ajo eshte e gateshme me shume se kurre per nje angazhim me te madh per te bashkerenduar dhe realizuar edhe me instrumenta te tjere luften ndaj krimit ekonomik dhe korrupsionit.

Strukturat e Policise se Shtetit per periudhen Shtator 2005 – Dhjetor 2007 kane goditur mbi 250 grupe kriminale. Goditja e grupeve kriminale, konsiston ne drejtim te zbulimit, hetimit dhe arrestimit e rreth 1000 autoreve qe kane kryer veprimtari te renda kriminale ne dem te jetes e prones se shtetasve dhe te shtetit, ne veprimtari kriminale te trafikut te droges, te trafiqeve te tjera te paligjshme dhe te krimit ekonomik e financiar.


Gjatė viteve 2006 dhe 2007 jane arritur disa rezultate tė mira nė drejtim tė goditjes sė rrjeteve kriminale qė merren me trafikun e heroinės, kokaines dhe marijuanės. Sasitė e drogave tė sekuestruara dhe numri i personave tė arrestuar kanė ardhur nė rritje.

Garantimi i sigurise ne kufijte e brendshem te vendit, si nje kontribut ne garantimin e kufijve te jashtem te vendeve me te cilat kufizohemi dhe ne menyre te veēante te kufijve te jashtem te Bashkimit Europian eshte nje standart i ri i ofruar nga perkushtimi dhe profesionaliteti i policise kufitare dhe migracionit.
Sot, e gjithe shoqeria shqiptare, institucionet e saja jane te percaktuar ne rrugen e tyre te integrimit ne NATO dhe Bashkimin Europian.
Detyrimet dhe pergjegjesite tona jane madhore. Ministria e Brendeshme dhe Policia e Shtetit si pjese perberese e saj ne jetesim te politikave te qeverise shqiptare, e kane mbeshtetur teresisht punen dhe angazhimin mbi bazen e nje strategjie te plote te integrimit.


 Thellimi i luftės kundėr krimit tė organizuar dhe terrorizmit, e cila do tė realizohet nėpėrmjet rritjes sė kapaciteteve investiguese tė strukturave pėrgjegjėse, orientimi i kėtyre strukturave drejt inteligjencės, rritjes sė bashkėpunimit me strukturat e brendshme dhe institucionet e tjera te pėrfshira nė kėtė proces, ndarja e pėrgjegjėsive dhe rritja e bashkėpunimit me partnerė ndėrkombėtar.
 Ngritja e partneriteteve dhe e besimit, Rritja e cilėsisė sė shėrbimit, e cila pėrfshin ngritjen e kapaciteteve nė fushėn e komunikimit, pėrgatitjen e manualeve tė proēedurave standarde, aplikimin e modeleve tė vetėvlerėsimit dhe pėrcaktimin e treguesve tė performancės
 Policimi i udhėhequr nga inteligjenca, e cila pėrfshin zhvillimin e njė modeli kombėtar informativ, krijimin e njėsive informative dhe trajnimin pėr tė orientuar punonjėsit tė pėrdorin tė dhėnat informative
 Pėrmirėsimi i menaxhimit tė policisė, pėrmes krijimit tė njė dokumenti orientues tė proēesit, decentralizimit tė kompetencave, pėrhapjes sė pėrvojės mė tė mirė dhe trajnimit tė drejtuesve
 Reduktimi i mėtejshėm i krimit dhe i sjelljes anti-shoqėrore
 Pėrmirėsimi i sigurisė rrugore
 Zhvillimi i burimeve njerėzore, ku pėrfshihet njė plan zhvillimi pėr tė gjithė punonjėsit, pėrcaktimi i kompetencave pėr secilin rol dhe secilin funksion, transparenca dhe komunikimi, unifikimi i trajnimit tė ofruar dhe ngritja e kapaciteteve nė Shkollen e Policisė
 Pėrmirėsimi i menaxhimit logjistik, pėrmes menaxhimit tė strukturave automekanike dhe delegimit tė buxhetit.

Ne kete 95 vjetor, Policia Shqiptare po ecen si te gjitha institucionet e tjera te vendit ne nje rruge te konsolidimit dhe profesionalizmit te standarteve te larta europiane.
Ne tere kete angazhim te madh, ka nje kontribut te madh dhe esencial partneriteti dhe asistenca e partnereve tane nderkombetar.

Gjej rastin te falenderoj ketu misionin PAMECA te Bashkimit Europian, programin ICITAP te SHBA dhe te gjitha vendeve mike qe kane bere te mundur nepermjet kontributit te tyre nder vite rritjen e kesaj performance europiane te policise shqiptare.
Deshiroj te siguroj te gjithe keta kontribues se investimet e tyre jane teresisht eficente, jane pjese e rezultave te arritura per goditjen e krimit, jane pjese e arritjeve ne sigurine dhe kontrollin e kufijve jane pjese e rritjes se sigurise se qytetareve shqiptare, jane pjese e rritjes se sigurise rajonale qe ofron rendi I sigurt ne Shqiperi.

Te nderuar pjesmarres,

Duke perfituar nga rasti deshiroj te uroj festen te gjithe atyre qe nder vite ofruan kontributin e rtyre, kurajon, guximin, ndershmerine dhe pastertine e figures dhe moralit ne sherbim te shqiptareve dhe Shqiperise.
Gezuar dhe suksese.
 

 

 


 

Copyright © Bujar Nishani Home | Biografia | Fjalime | Publikime | Njoftime | Galeri | Kontakt