Parlamenti si kudo ne vendet e sistemeve
demokratike parashikohet te jete tempulli I debatit politik, I
prezantimit te akteve ligjore dhe debatit mbi to, ku nga njera
ane maxhoranca mbron frymen dhe permbajtjen e projektit e ndersa
minoranca ne baze te percaktimit te politikave te saj e mbeshtet
apo kuptueshem ne me te shumten e rasteve I ben opoziten duke
mbrojtur politikat dhe idete e saja mbi menyren e zhvillimit te
fushave te caktuara.
Eshte e kuptueshme qe minoranca do te akuzoj dhe sulmoj
politikisht maxhorancen e kryesisht qeverine, kryeministrin,
ministrat e saj, kjo eshte nje forme e berjes politike partizane,
por njihet si forme.
Por zoterinj koleg, ne asnje rast nuk mund te lejohet qe dikush
nga minoranca te cenoj, te abuzoj dhe denigroj personalitetin
dhe dinjitetin e cilitdo familjar te gjithseicilit prej nesh
ketu.
Aq me teper te Kryeministrit te vendit.
Ju pelqen apo jo juve Sali Berisha , kjo nuk ka aspak rendesi.
E rendesishme eshte se bazuar ne sistemin qe ne kemi zgjedhur
pas 50 vjet diktature çnjerezore, ne garen elektorale shumica e
qytetareve te ketij vendi, nepermjet nje procesi zgjedhor
demokratik dhe te drejte I besuan alternatives se Sali Berishes,
I besuan personalitetit te Sali Berishes, I besuan ndershmerise
se Sali Berishes, I besuan seriozitetit te Sali Berishes, dhe qe
nga ai moment Sali Berisha eshte kryeminister I ketij vendi dhe
qe nga ai moment ai perfaqeson kete institucion te te gjithe
shqiptareve.
Degradimi I personalitetit apo deficenca e formimit te ndonje
individi nuk mund te jete e tolerueshme qe ai individ te perdor
kete foltore ne menyre te panderprere per te pergojuar dhe
ofenduar familjaret me te afert te kryeministrit te vendit.
Kolege te opozites , keni tre vjet ne opozite qe shqiptaret nuk
kane degjuar asgje tjeter prej jush por vetem sharje, shpifje,
trillime dhe ofendime ndaj drejtuesve te vendit por edhe
familjareve te tyre.
Hapni arshivat te nderuar koleg.
Shihni se gjate 8 viteve te qeverisjes tuaj, ju kemi sulmuar dhe
akuzuar per te gjithe bemat dhe fatkeqsite qe I shkaktuat ketij
vendi dhe ketyre qytetarve, te cila ju mendoni se shqiptaret I
kane harruar kaq shpejt.
Por ne asnje rast te vetem nuk do tem und te gjeni qe te kemi
cenuar dinjitetin apo personalitetin e ndonje familjari tuajin.
Madje nuk e kemi bere as kur disa prej jush e kane bere me njeri
tjetrin.
Pasi ka nje moral te caktuar, ka nje kod te caktuar jo vetem ne
betejen politike por edhe ne akuzat e artikuluara brenda kesaj
beteje.
Sinqerisht me vjen keq qe sjellja e deputetit Balla merret ne
mbrojtje ne menyre zyrtare nga opozita.
Si deputet I ketij parlamenti kam pare, ne fakt jo pa keqardhje
se si mjaft figura politike me experience dhe kontribute te
opozites prej kohesh rrine ne heshtje dhe nuk munden te
implementojne eksperiencen e tyre politike ne kete salle. Jam I
sigurt se ndjehen keq nga menyra se si shpesh here minoranca
parlamentare artikulon te berin opozite. Nuk dua aspak te
analizoj menyren tuaj qe keni zgjedhur per te bere opozite.
Ajo eshte pjese e analizes dhe gjykimit gjytetar.
Por harrojeni se do te mund te tolerohet cenimi qe kushdo do ti
beje individualitetit, personalitetit dhe dinjitetit te
familjareve tane.
Nese dikush per shkak se e ka psur si forme apo metode te te
mbijetuarit ne politike apo parlament, menyren e acarimit
|