home galeri kontakt
hyrje
biografia
fjalime
program
kontakt

 

Jam ketu ne respekt te qytetareve shqiptare, duke mere shkas nga nje fushate teresisht mashtrimesh, shpifjesh dhe stisjes te ardhura nga selia e Partise Socialiste, per gjoja rritje te pasigurise publike dhe kriminalitetit ne vend, trillime keto me qellime politike dhe jo politike, por te kordinuara se bashku, nga aktor dhe individe me interesa te ndryshme.

Qellimi per te tentuar te transplantojne tek opinioni publik nje lloj traume pasigurie eshte e lidhur ne menyren me djallzore per te sfumuar sa te jete e mundur arritjet e medha te kesaj qeverie ne luften kunder krimit dhe bandave, kunder trafikanteve te droges dhe pasurive te tyre. Per te sfumuar sa te jete e mundur vleresimet e medha qe kane ardhur dhe priten te vijne nga partneret e Shqiperise ne arritjet e saja ne triumfin mbi krimin dhe tarfikantet.

Te gjithe ata qe sot mundohen te shpifin duke stisur, shifra teresisht te genjeshtra, duke tentuar te hakmerren ndaj forces qe ligji dhe shteti ka treguar ne goditjen ndaj bandave dhe trafikanteve, mendojne se shqiptaret kane harruiar se vetem 2 vite me pare kriminele te rrezikshem, miq politikanesh, miq e shok te ish oficereve te larte te policies, pronar bisnesesh te grabitura, egzekutonin oficere kurajoz dhe te ndershem policie vetem pse ata guxonin te hetonin veprimtarine e tyre kriminale, egzekutonin duke I prere koken dhe shetitur neper qytet, qytetare vetem pse kishin marre guximin te denonconin tek shteti krimet e banditeve, shtet qe i tradhetonte dhe ja çonte ne sater krimineleve.
Shume e shume te tjere rrembenin, dhe egzekutonin bisnesmene per ti lartguar nga konkurenca.
E gjitha kjo qe ndodhte, vetem pak para 2 vitesh , nuk ishte nje film triller qe ç’faqej ne ekranet e televizioneve te shqiptareve por nje realitet makaber ne rruget dhe qytetet e Shqiperise.
Kerkush nuk guxonte te udhetonte me te rene muzgu, rrugeve te Shqiperise.

Dhe vetem pas 2 vitesh, jo pak por keta qe konsideroheshin te paprekshem , u perballen me forcen e ligjit, me shtetin real dhe sot jane pas hekurave te drejtesise.
Dhe jane jo pak , por rreth 1 000 anetare te ketyre lloj bandash.

Disa dhjetra, ton kanabis, qindra kilogram heroine e dhjetra kilogram kokaine u sekuestrua dhe asgjesua, duke i hequr nga duart disa milliona euro, mekanizmave qe sponsorizonin edhe vrasjet apo rrembimet.

Ne e dime fort mire qe kjo beteje ka prodhuar pakenaqesi dhe deri deri urrejtje, urrejtje ndaj forces se shtetit, urrejtje ndaj forces se ligjit.
Por ne nuk merremi me to. Ne i injorojme ato.
Ne vetem vazhdojme akoma me ashper , akoma me te vendosur. Vazhdojme duke e krahasuar rezultatin e punes jo me ditet e erreta te se shkuares por me vehten tone.

Vetem gjate vitit te shkuar jane goditur 131 grupe kriminale , duke u arrestuar 503 persona, nga te cilat 48 grupe me 220 te arrestuar per korrupsion.
Ky rezultat I kesaj qeveria ka bere dhe shume te pakenaqur , kete ne e dime.
36 grupe me 149 te arrestuar per trafik droge. Ky rezultat I kesaj qeverie ka bere dhe te pakenaqur, ne kete e dime.
31 grupe me 271 te arrestuar per trafiqe te paligjeshme , kjo arritje e kesaj qeverie ka bere edhe te pakenaqur, ne kete e dime.
Vetem vitin e kaluar ne bashkepunim me interpolin , jane arrestuar 117 persona qe kishin kryer krime ne Shqiperi dhe fshiheshin ne vende te tjera, nga te cilet 85 jane ekstraduar ne Shqiperi.
Ky sukses I kesaj qeverie ka bere edhe te pakenaqur dhe ne kete e dime.

Vetem ne fushen e luftes kunder krimit ekonomik dhe financiar ne vitin 2007 u zbuluan 506 vepra penale me shume se ne vitin 2005 dhe u goditen 544 autore me shume se ne vitin 2005.

Vetem ne vitin 2007 u zbuluan dhe u ndaluan autoret e 76 vrasjeve dhe rrembimeve te vjetra. Kjo, natyrisht qe ka trazuar dhe frikesuar shume te tjere.
Te gjitha do te hetohen dhe zbulohen, pasi nuk ka shanc me qe te kene ne dore fuqi oficere policie qe zhduknin apo ndryshonin provat e krimit.

Vetem gjate vitit te kaluar hyne ne Shqiperi mbi 650 mije shttas shqiptare me shume se nje vit me pare, dhe rreth 320 mije shtetas te huaj me shume se nje vit me pare.
Shumica e tyre shijuan bukurite e Shqiperise, populluan hotelet dhe plazhet e ketij vendi, kaluan netet ne disko, bare dhe restorante dhe as edhe nje rast I vetem I cenimit te sigurise se tyre nuk ndodhi. Kjo arritje e kesaj qeverie, fatkeqsisht ka bere dhe te pakenaqur.

Edhe tentativa e vetme per te riorganizuar trafikun e qenieve njerezore, nga deti me skaf para disa ditesh ne gjirin e patokut, u godit me ashpesine me te madhe e deri ne rrenje.
Ky sukses I kesaj qeverie ka ngjallur pakenaqesi. Ne kete e dime.

2 ton marijuan u zbulua para disa javesh ne kufirin shqiptar, rreth 200 kg te tjera para disa ditesh. Kjo do te thote qindra miliona lek te pista te sekuestruar dhe me pak kapacitete ne duart e krimit dhe atje ku ata tentojne ti pastrojne keto para.
Ky sukses I kesaj qeverie ka ngjallur pakenaqesi. Ne kete e dime.

I vetmi mesazh qe do ti çoja te prekurve e te pakenaqurve, direct apo indirect, kudo qe te jene, e me çfardo qe te merren, eshte, bejeni zemren e forte burra.
Me e forte do behet goditja e rradhes.
 

 


 

Copyright © Bujar Nishani Home | Biografia | Fjalime | Publikime | Njoftime | Galeri | Kontakt