home galeri kontakt
hyrje
biografia
fjalime
program
kontakt

 

Zonja kryetare,
Te nderuar deputet,
Kerkova fjalen ne kete seance per te transmetuar tek ju por edhe tek qytetaret shqiptare nje shqetesim i cili po behet serioz dhe qe lidhet me disa sulme me qellime politike te selise se PS ne adrese te njerit prej institucioneve me te sukseseshme ne zbatimin e ligjit ne vend, ndaj Policise se Shtetit.
Akuzat per ndertimin e nje policie politike jo vetem qe nuk kane asnje argument apo shkak por per fat te keq nuk permbajne as seriozitetin e duhur.
Te akuzosh per politike sot policine e shtetit, e cila per shkak te vullnetit politik te kesaj maxhorance parlamentare dhe kesaj qeverie, per here te pare me ligjin e ri te saj u shkeput teresisht nga ndikimi I vendimarrjes politike duke I hequr ministrit cdo mundesi praktike te ndikoje si ne emertesen e saj organizative ashtu dhe ne veprimtarine e saj operacionale.
Nje ligj I cili perbente nje nga kriteret tashme te plotesuara per integrimin euro-atlantik te Shqiperise, nje ligj I rekomanduar si shume I rendesishem dhe I asistuar nga partneret tane euro-atlantik dhe qe fatkeqesisht u votua kunder nga opozita socialiste.
Eshte nje konsum krejt I pavend politik te akuzosh sot si politike Policine e Shtetit kur eksperienca e sjelljes se saj ne zgjedhjet locale te vitit 2007, ne zgjedhjet parlamentare te parakohshme ne Shijak, ne ato parlamentare te parakohshme ne Pogradec dhe ato parlamentare te parakohshme ne Tirane ishte shume e kundert me ate te zgjedhjeve te vitit 2001 kur policia e kohes mbushte kutite e votimit fushave dhe rrugeve te qyteteve apo ajo e vitit 2005 kur akuzohej se kishte vjedhur votat e ministrit te rendit per hesap te opozites se kohes.
Selia PS deklaron se gjate vitit 2008 ne Shqiperi u rrit numeri I vrasjes dhe se ato ishin 114. Genjeshter, genjeshter krejt pa ju dridhur qerpiku. Transparenca e kesaj qeverie solli per here te pare informacionin public ditor per cdo ngjarje ne lidhje me rendin ne vend, publikimet periodike te ofruara parlamentit dhe publikut. Viti qe sapo u mbyll shenoj vetem 85 vrasje , minimumi historic i 18 viteve te fundit qe shenon nje mesatare me te ulet edhe se ajo e vendeve te Bashkimit Europian, pa lene pastaj pa permendur shpejtesine record te zbulimit dhe arrestimit te autoreve te cilet nuk kane patur me mundesine e largimit “ne drejtim te paditur”, sic ndodhte rendom jo shume vite me pare.
Sot nga selia e PS drejtohen sulme politike mbi Drejtorin e Kufirit te Qarkut te Durresit, I cili sherben ne rradhet e policise qe nga viti 1992 dhe drejton policine kufitare ne Durres qe nga viti 2005. Pra jo vetem qe nuk eshte emeruar keto dite ne kete post, por ajo qe sot shohin qytetaret e Durresit eshte sulmi ndaj nje oficeri policie I cili e ka bere kufirin e portit te Durresit te pakapercyeshem nga trafikantet e droges, te mallrave dhe trafikantet e njerezve.
Sot nga selia e PS drejtohen sulme politike ndaj shefit te komisariatit te Delvines I cili sherben ne rradhet e policies qe nga vitin 1993 dhe ka sherbyer per here te pare si shef I ketij komisariati qe ne vitin 1995 dhe pasi vihet perseri ne kete detyre 2 vjet me pare arrin te godase me sukses disa grupe te trafikut te kanabisit dhe zbardhje te vrasjeve macabre te vitit 1997. pra jo vetem qe nuk eshte emeruar keto dite por qytetaret e Delvines shohin se si PS deklaron se do te heq nga puna pot e vij ne pushtet ata oficer policie qe vune perpara ligjit vrasesit e fshehur te krimeve te vjetra.
Sot nga selia e PS sulmohet politikisht n/drejtori I policies se Tiranes I cili sherben ne rradhet e policies qe nga viti 1993. Dhe I vetmi “mekat” I tij eshte se vjen nga shtresa e ish-perndjekurve politik. Mesa duket mentaliteti I luftes se klasave ende dominon gjykime te caktuara politike.
Sot nga selia e PS sulmohet politikisht shefi I komisariatit te Kucoves I cili sherben ne rradhet e policies qe nga viti 1993. Pas disa vitesh sherbimesh te sukseseshme ne Mallakaster, Berat, Fier, Kavaje, Shkoder, merr drejtimin e komisariatit Kucove qe ne vitin 2005 dhe me pas rikthehet ne kete detyre pas suksesit te goditjes se grupeve trafikut te karburanteve. Pra jo vetem qe nuk eshte emerim I ri ne kete detyre por qytetaret e Fierit, Kucoves dhe Mallakastres shohin sot se si PS kercenon se do te heq nga policia po te vij ne pushtet ata oficere policie qe guxuan te godasin hajdutet e naftes.
Sot nga selia e PS sulmohet politikisht shefi I komisariatit te Fierit, I cili sherben ne rradhet e policies qe nga viti 1995 dhe pas drejtimit te sukseseshem te komisariateve te Delvines, Tepelenes, Korces vihet ne krye te atij te Fierit per vete prioritetin qe policia e shtetit ka ndaj luftes se kriminalitetit ne kete qytet. Ajo c’ka qytetaret e Korces shohin me shqetesim ne kete rast eshte fakti se si selia e PS kercenon se do te heq nga policia ata oficere policie qe goditen ashper banden e cobenjve dhe grupet e trafikut te droges ne kete qytet.

 


 

Copyright © Bujar Nishani Home | Biografia | Fjalime | Publikime | Njoftime | Galeri | Kontakt