Fjala e Ministrit te Brendshem ne Takimin e
GOPAC
I nderuar zoti Demi,
I Nderuar z. Williams,
Te nderuar pjesemarres dhe kolege,
Dėshiroj tju falėnderoj, per ftesen dhe prezencen tuaj.
Nė ditėt tona, tema e luftės kundėr korrupsionit ėshtė njė temė
e diskutueshme nė ēdo vend tė botės, ėshtė njė problem i cili
nuk mund tė zgjidhet vetėm me diskutime apo me kėrkime akademike,
por ėshtė njė problem qė ka nevojė pėr aksione konkrete.
E ndėrgjegjshme pėr rreziqet e korrupsionit dhe pėr vėshtirėsitė
e luftės kundėr kėtij fenomeni, qeveria shqiptare e shpalli
luftėn kundėr tij si njė prioritet jetik tė saj.
Deri mė sot, qeveria jonė ka treguar vullnet tė plotė, ka
treguar se di tė vendosė prioritete, ka treguar se di tė marrė
masa emergjente apo preventive pėr tė ndaluar korrupsionin, pėr
tė ndėrtuar njė marrėdhėnie tė re mes qeverisė dhe qytetarėve,
njė marrėdhėnie e cila nė themel ka pasur seriozitetin tonė pėr
tė luftuar korrupsionin.
Raporti i Transparency International e grupon vendin tonė nė 10
vendet me sukses mė tė madh pėr vitin 2008 nė luftėn kundėr
korrupsionit si dhe nė vendin e parė nė rajon.
Transparency International shpall se nė garėn botėrore tė 180
vendeve tė botės nė luftėn kundėr korrupsionit, Shqipėria
parakaloi 20 vende gjatė vitit qė kaloi duke u zhvendosur nga
vendi i 105 qė zinte nė vitin 2007 nė vendin e 85, nė njė
pozicion tė njejtė me Serbinė, Malin e Zi, dhe duke lėnė prapa
nė rajon, Bosnje Hercegovinėn, Moldavinė.
Si rezultat i pėrpjekjeve tona antikorrupsion, tė ardhurat ne
buxhetin e shtetit janė shtuar me 1.2 miliardė dollarė edhe pse
qeveria ka bėrė uljen mė drastike tė taksave nė historinė e
financave publike tė kėtij vendi.
Kjo qeveri ka shkurtuar deri nė 120 milionė euro shpenzimet
operative, ka reduktuar deri nė 20% koston e prokurimeve publike
dhe ka siguruar njė bashkėpunim tė gjerė tė qytetarėve tė saj
pėr denoncimin e korrupsionit.
1. Parandalimi i korrupsionit. Transparenca. Perfshirja
- Reformat institucionale dhe ato te tregut kanė pasur si
komponent te perhershem te tyre mjetet dhe metodat parandaluese
qe kanė ngushtuar hapesirat per korrupsion, te tilla si:
transparenca, kontrolli i brendshem dhe i jashtem, aksesi ne
vendimmarrje dhe roli monitorues i shoqerise civile,
komuniteteve vendore dhe te medias.
- Ēdo institucion ka pėrshtatur dhe fuqizuar zyrat per
informimin e publikut. Ėshtė realizuar ne praktike objektivi i
e-government. Ēdo institucion, duke perdorur mjetet e
teknologjise se informimit e komunikimit ka ndėrtuar sherbimin
on-line. Qytetaret kanė pasur akses te lehte e te plote ne
gjithe veprimtarine e qeverise, nepermjet faqeve te internetit,
nga ku janė informuar, kanė marrė shėrbime, janė shprehur dhe
jane pėrfshirė ne vendimmarrje.
- Ėshtė amenduar ligji i konfliktit te interesit, janė miratuar
ligji i Policisė sė Shtetit, ligji i Shėrbimit tė Kontrollit tė
Brendshėm, ligji i prokurimeve publike, ai i koncesioneve dhe
ligje te tjera te rendesishme.
- Hartimi i Strategjisė Kombėtare pėr Zhvillim dhe Integrim ka
dalė pas njė procesi tė Strategjive Sektoriale dhe
Ndėrsektoriale, nga tė cilat Ministria e Brendshme, ka miratuar
kėto strategji:
Strategjia e Policisė sė Shtetit 2007-2013;
Strategjia Kombėtare e Menaxhimit tė Integruar tė Kufirit;
Strategjia Kombėtare Antidrogė;
Strategjia Ndėrsektoriale e Luftės kundėr Krimit tė Organizuar,
Trafiqeve dhe Terrorizmit;
Strategjia Kombėtare e Luftės kundėr trafikimit tė qėnieve
njerėzore 2008-2010.
- Qeveria ka pergatitur bazen ligjore te veprimit te Ombudsmanit
te Prokurimeve. Ēdo ent prokurues ka pasur paralelisht me
njesine e prokurimit, edhe garantin e procesit, Ombudsmanin e
Prokurimeve.
- Brenda nje kohe te shkurter janė rishikuar procedurat e
licensimeve. Ato janė standardizuar e thjeshtuar, ne menyre qe
te lehtesohej nisma e lire, apo sherbimi ndaj qytetareve e
bizneseve. Institucionet kane ngritur sherbimin e licensimit
sipas parimit one stop shop.
2. Ndeshkimi i korrupsionit
- Veprimi ndeshkues ndaj rasteve korruptive ka qenė nje
perkushtim i perhershem i qeverisjes. Per kete qellim janė
mobilizuar tė gjithe forcat institucionale dhe ligjore ne
kompetence te qeverise per hetimin dhe ndeshkimin administrativ
me masa disiplinore te cdo rasti te abuzimit me detyren, ose te
korrupsionit nga ana e zyrtareve, si dhe janė kryer kallzime
penale pa asnje hezitim per cilindo zyrtar qe ėshtė perfshirė ne
korrupsion. Ėshtė krijuar Task-Force Antikorrupsion e perbere
nga perfaqesuesit e institucioneve kryesore shteterore, shoqeria
civile, media dhe komuniteti i biznesit. Kjo strukture ka
siguruar bashkepunimin e qeverise me te gjitha institucionet e
tjera te pavarura te shtetit dhe aktoret e tjere te interesit.
- Qeveria ka pershtatur strukturen qendrore ekzekutive
pergjegjese per antikorrupsion dhe mireqeverisje e cila ka
hartuar Strategjinė Ndėrsektoriale pėr Parandalimin e Luftėn
kundėr Korrupsionit dhe pėr njė Qeverisje Transparente
2008-2013, ka ndjekur zbatimin e tij, si edhe ka dhėnė nje
impuls te ri kontrollit te brendshem dhe ndeshkimit disiplinor
te zyrtareve qe janė perfshirė ne praktika korruptive.
- Qeveria ka qenė e vemendshme dhe ka reaguar menjehere ndaj
ankimeve te publikut si edhe denoncimeve qe vijne nga mediat ose
nga qytetaret. Per kete qellim kanė funksionuar edhe linjat e
komunikimit dhe denoncimit te qytetareve me qeverine qe
garantojne edhe fshehtesine e burimit te informacionit.
- Ne vecanti, per zyrtaret me status politik, nuk ėshtė ofruar
mbrojtje politike e te dyshuarve dhe i ėshtė hapur rruge
procesit hetimor.
- Ekipet qeverisese jane ēliruar nga konfliktet e interesave.
Krahas amendimit te ligjit per parandalimin e ketyre konflikteve
ne pikat e tij te dobeta, ai ėshtė zbatuar plotesisht per te
mbyllur cdo shteg te mundesive te shfrytezimit te pozites ne
favor personal nga ana e zyrtareve. Qeveria ka mbeshtetur me te
gjitha mjetet e nevojshme veprimtarine e Inspektoriatit te Larte
te Deklarimit dhe Verifikimit te Pasurive.
Strategjia, me prioritetet e reformat e pėrcaktuara, bazohet nė:
- platformėn e pėrgjithshme tė pėrqasjes gjithėpėrfshirėse dhe
tė integruar nė luftėn kundėr korrupsionit me njė kombinim tė
balancuar tė parandalimit, hetimit dhe dėnimit;
- parimin se veprimet korruptive janė e duhet tė konsiderohen si
vepra penale dhe tė trajtohen qofte nė planin administrativ,
qofte penal;
- ndjekjen e parimeve bazė tė sundimit tė ligjit e barazisė sė
plotė tė qytetarėve para ligjit, mirėqeverisjes,
pergjegjshmerise, lidhjes organike ndermjet parandalimit me
hetimin e denimin efektiv, bashkėpunimit dhe koherences,
transparences dhe pjesėmarrjes, partneritetit efektiv ndermjet
sektorit publik dhe privat;
KUADRI INSTITUCIONAL
Strukturat qė janė tė ngarkuara me luftėn kundėr korrupsionit,
krahas organeve tė hetimit e ndjekjes penale janė:
1. Task Forca Anti Korrupsion (TFA), e krijuar me Vendim tė
Kėshillit tė Ministrave nr. 794, datė 19.12.2005. Kjo strukturė
kryesohet nga Kryeministri dhe pėrbėhet nga anėtarė tė Kėshillit
tė Ministrave dhe pėrfaqėsues tė institucioneve tė tjera tė
varėsisė qė mbulojnė kryesisht menaxhimin e financave publike si
dhe kontrollin e auditin.
TFA ka pėr funksion tė analizojė fenomenin, pėrcaktojė
prioritetet, identifikojė masat dhe veprimet konkrete dhe
koordinojė punėn ndėrmjet institucioneve. TFA synon tė
aktivizojė kapacitetet e administratės pėr tė reaguar nė mėnyrė
tė shpejtė energjike dhe procedurale ndaj shfaqjeve tė
praktikave korruptive, abuzimeve, apo deformimeve tė ndryshme nė
administratė.
2. Departamenti i Kontrollit tė Brendshėm Administrativ dhe
Antikorrupsionit, nė Kėshillin e Ministrave, ėshtė struktura
pėrgjegjėse pėr kontrollin e brendshėm administrativ dhe
antikorrupsionin nė tė gjitha institucionet e pushtetit
ekzekutiv (ministritė, institucionet qendrore nė varėsi tė
Kryeministrit a ministrave, administratės sė prefektit, si dhe
nė shoqėritė tregtare, me kapital shtetėror).
3. Grupi Ndėrministror i Punės, ne baze te Urdhrit te
Kryeministrit nr. 195, date 14.08.2006, mbėshtetur nga grupi
teknik, pėrgjegjės pėr hartimin e strategjisė dhe rishikimin
periodik te saj, koordinimin e punės se ministrive pėr hartimin
e Planeve te Integruara Ministeriale, qe janė plane te
pėrvitshme veprimi ne zbatim te Strategjisė, si dhe ndjekjen dhe
monitorimin e zbatimit te Strategjisė pėr Parandalimin, Luftėn
Kundėr Korrupsionit dhe Qeverisjen Transparente dhe planeve
individuale te ministrive pėr antikorupsionin.
4. Mbi bazėn e njė Memorandumi Bashkėpunimi mes Prokurorisė se
Pėrgjithshme, Ministrisė se Brendshme, Ministrisė se Financave
dhe Shėrbimit Informativ, ėshtė krijuar dhe ėshtė operacionale
Njėsia e Pėrbashkėt Hetimore Kundėr Krimit Financiar dhe
Korrupsionit pranė Prokurorisė Tirane dhe Prokuroritė e Rretheve
pėr procedimet penale te regjistruara pėr vepra penale te
korrupsionit.
o Agjencia e Prokurimit Publik (APP) ėshtė organi qendror pėr
mbikėqyrjen dhe koordinimin e sistemit tė prokurimit publik nė
Shqipėri.
o Avokati i Prokurimeve mbron tė drejtat dhe interesat e
ligjshėm tė kandidatėve, ofertuesve apo furnizuesve nga veprimet
ose mosveprimet e paligjshme e tė parregullta tė autoriteteve
kontraktore nė fushėn e prokurimit publik, nėpėrmjet monitorimit
dhe hetimit tė procedurave administrative tė prokurimeve publike.
6. Gjithashtu, struktura tė posaēme siē ėshtė Shėrbimi i
Kontrollit tė Brendshėm ne Ministrinė e Brendshme, kanė nė
objektivat kryesore tė punės sė saj luftėn kundėr korrupsionit
dhe abuzimeve me detyrėn tė evidentuar nė radhėt e strukturave
tė Policisė sė Shtetit. Kjo drejtori ėshtė e angazhuar nė
rritjen e eficensės nė verifikimet paraprake tė informacioneve,
analizimin e plotė tė tė dhėnave, pėrmirėsimin e teknikave tė
hetimit paraprak, te cilat do tė sjellin rritje tė ndjeshme tė
numrit tė kallėzimeve penale pėr rastet e korrupsionit.
IV ROLI I MINISTRISĖ SĖ BRENDSHME
Ministria e Brendshme ka luajtur njė rol shumė tė rėndėsishėm nė
kuadėr tė luftės kundėr korrupsionit, nė tre fusha kryesore:
1. Policia
2. Shėrbimi civil
3. Shėrbimi i Kontrollit tė Brendshėm
A. Forcimi i shėrbimit civil
Forcimi e konsolidimi i shėrbimit civil eshte perqendruar nė
disa drejtime prioritare si:
- Forcimi i statusit tė nepunesit civil dhe i garancive tė
sistemit tė karrieres nė administraten publike;
- Shtrirja e statusit tė nepunesit civil nė pjesen me tė madhe
tė organeve tė administrates publike;
- Rritja e profesionalizmit tė nepunesve;
- Zbatimi i transparences dhe parimit tė merites nė rekrutimin
nė administraten publike;
- Forcimi i rregullave tė posaēme tė etikes dhe tė parandalimit
tė konfliktit tė interesave nė strukturat e ndryshme tė
administrates publike;
- Rritja e interesit tė punesimit nė administraten publike (trajtimi
financiar, strehimi...) dhe thithja e kapaciteteve brenda dhe
jashte vendit;
- Rishikimi i sistemit tė pagave dhe shpėrblimeve duke i
harmonizuar me vlerėsimin e performancės, shpėrblimin sipas
vendit tė punės dhe kualifikimin shkencor;
- Forcimi i aftesive dhe kapaciteteve tė administrimit,
performances dhe trajnimit tė administrates publike nė fushen e
parandalimit dhe tė luftes kunder korrupsionit;
- Permiresimi dhe motivimi i vlerėsimit periodik te nepunesve te
administrates publike;
- Trainimi i nepunesve lidhur me fushat e sektoret e ndjeshem
problematike (dogana, tatime, prokurime, ekspertet kontabel e
kontabilistet...), me ēeshtje tė etikes e antikorrupsionit;
- Rritja e aksesit e publikimi i punesimeve/transferimeve/largimeve
nė administraten publike;
- Forcimi i mekanizmave tė pergjegjesise institucionale e
individuale nė politiken e administrimit tė burimeve njerezore.
B. Hetimi dhe dėnimi i korrupsionit
Konsolidimi i hetimit dhe efiēences se ndjekjes penale, rritja e
shpejtesise se ndjekjes penale dhe gjykimit
1. Konsolidimi i hetimit
Zbatimi i efektshem dhe permiresimi i mekanizmave dhe mjeteve
per hetimin e akteve te korrupsionit, rritja e mekanizmave te
kontrollit e te vetėkontrollit te strukturave te policise sipas
kritereve te vlerėsimit te riskut dhe te indikatorėve
metodologjike qe favorizojne korrupsionin, forcimi e zgjerimi i
informatizimit, konsolidimi i pėrdorimit te teknologjise se
informacionit, forcimi i kapaciteteve dhe burimeve per
pėrdorimin e efektshem te teknikave te posaēme te hetimit,
konsolidimi i procedurave e standardeve per rekrutimin,
transferimin, trajnimin, specializimin, standardet etike e
profesionale e motivimin financiar te punonjėsve te policise (veēanėrisht
te strukturave te hetimit), ngritja e kritereve profesionale,
konsolidimi i mekanizmave te bashkėpunimit me organet e ndjekjes
penale dhe pergjithesisht me agjencite e tjera te forcimit te
ligjit.
C Konsolidimi i bashkėpunimit dhe bashkėrendimit tė brendshėm e
ndėrkombėtar
Konsolidimi i mekanizmave nė bashkėpunimin ndėrmjet agjencive
tė zbatimit tė ligjit.
Konsolidimi i mekanizmave tė qėndrueshėm pėr shkėmbimin
periodik tė informacionit.
Zbatimi i efektshėm i instrumenteve antikorrupsion rajonale e
ndėrkombėtare.
V REZULTATET E ARRITURA NGA MINISTRIA E BRENDSHME NĖ FUSHĖN E
KORRUPSIONIT PĖR PERIUDHĖN 2005-2008
1. Drejtoria e Shėrbimit tė Kontrollit tė Brendshėm
Pėr forcimin e kapaciteteve tė Njėsisė sė Kontrollit tė
Brendshėm nė Ministrinė e Brendshme, si njė nga objektivat
kryesore te SHKB-sė nė strategjinė antikorrupsion, me qėllim
sigurimin e integritetit dhe ruajtjes sė standardeve tė larta
profesionale tė Policisė se Shtetit, u hartua dhe u miratuar
Ligji Nr. 10 002, datė 06.10.2008 Pėr Shėrbimin e Kontrollit tė
Brendshėm nė Ministrinė e Brendshme.
Ėshtė nė proces pune pėrgatitja dhe miratimi i njė pakete
ligjore me Vendime tė Kėshillit tė Ministrave, Urdhrave dhe
Udhėzimeve te Ministrit tė Brendshėm si dhe Rregullore tė
Brendshme, nė zbatim tė ligjit tė ri tė SHKB-sė mbi ndryshimet
strukturore, organizative dhe kompetencat hetimore dhe
inspektuese.
Drejtoria e Shėrbimit tė Kontrollit tė Brendshėm gjatė kėsaj
periudhe ka marrė pjesė aktive nė seminare dhe trajnime tė
organizuara si brenda dhe jashtė vendit nė lidhje me luftėn dhe
parandalimin e korrupsionit.
SHKB-ja ka marrė pjesė nė rolin e vėzhguesit nė konferencėn e
7-tė dhe tė 8tė vjetore tė EPAC-ut (Vendet Partnere Evropiane
Kundėr Korrupsionit), zhvilluar pėrkatėsisht nė Helsinki, tė
Finlandės, nga data 12-14 Dhjetor 2007 dhe nė Manēester, Angli
nga data 19-21 Dhjetor 2008. Ėshtė pjesė aktive e njė prej
grupeve tė punės sė EPAC-ut, nė atė tė Standardeve tė
Pėrbashkėta tė Agjencive Anti-Korrupsionit, duke marrė pjese dhe
nė takimin e zhvilluar nė 6-7 Maj 2008 nė Riga tė Letonisė. Nė
kuadėr tė bashkėpunimit me anėtarė dhe jo tė kėtij organizmi,
SHKB-ja mban njė komunikim tė rregullt on-line mbi shkėmbimin e
eksperiencave dhe arritjeve nė luftėn kundėr korrupsionit.
Statistika
Gjatė vitit 2005, 114 kallėzime penale pėr vepra korruptive pėr
159 subjekte policore ku: 10 roli lartė, 54 roli mesėm dhe 95
roli bazė, nga tė cilėt 26 tė arrestuar (rasti i njė grupi
punonjėsish policie tė qarkullimit rrugor nė Tiranė tė implikuar
nė korrupsion pasiv dhe pėrjashtimi i njė pjese prej tyre nga
strukturat e Policisė Shtetit). Gjithashtu rasti i shpėrdorimit
tė detyrės dhe shkeljes sė barazisė sė pjesėmarrėsve nė tendera
apo ankande publike nga punonjės policie nė disa nga Repartet
Autonome tė Policisė sė Shtetit
Gjatė vitit 2006, 93 kallėzime penale pėr vepra korruptive pėr
142 subjekte policore ku: 14 roli lartė, 47 roli mesėm dhe 81
roli bazė, nga tė cilėt 44 tė arrestuar (rastet e arrestimit nė
flagrance tė punonjėsve tė policisė pėr korrupsion pasiv dhe
shpėrdorim detyre nė pikat e kalimit kufitar Qafe-Thane,
Pogradec, Tre-Urat, Pėrmet dhe Kapshtice. Rasti i arrestimit tė
punonjėsve tė policisė rrugore nė Tiranė pėr korrupsion pasiv
etj.).
Gjatė vitit 2007, 73 kallėzime penale pėr vepra korruptive pėr
101 subjekte policore ku 3 roli lartė, 45 roli mesėm dhe 53 roli
bazė, nga tė cilėt 16 tė arrestuar (rastet e arrestimit nė
flagrancė tė punonjėsve tė policisė nė seksionet e policisė
kriminale dhe asaj rrugore nė disa qarqe pėr korrupsion pasiv).
Gjatė vitit 2008, 75 kallėzime penale pėr vepra korruptive pėr
101 subjekte policore ku 2 roli lartė, 44 roli mesėm dhe 55 roli
bazė, nga tė cilėt 29 tė arrestuar (rastet e arrestimit tė
punonjėsve tė policisė nė pikat e kalimit kufitar tė Tre Urave,
Pėrmet dhe Tushemisht pėr korrupsion pasiv dhe shpėrdorim detyre,
rasti i arrestimit tė punonjėsve tė policisė sė qarkullimit
rrugor pėr korrupsion pasiv etj).
2. Drejtoria e Pėrgjithshme e Policisė sė Shtetit
Menaxhimi i kufijve
Ėshtė miratur Strategjia Kombėtare pėr Menaxhimin e Integruar tė
Kufirit dhe Plani i Veprimit.
Nė kuadėr tė masave antikorrupsion, nė tė gjitha PKK janė
afishuar numra telefoni, ku shtetasit mund tė ankohen pėr ēdo
veprim korruptiv apo tė padrejtė. Gjithashtu nė PKK dhe
institucionin qendror dhe rajonal tė PKM janė afishuar stenda me
informacion mbi tė drejtat dhe detyrimet e shtetasve pėr hyrjen,
tranzitimin, qėndrimin dhe daljen nga R.SH.
Legjislacioni i ri i miratuar, praktikat e reja tė aprovuara nė
punėn e PKM, informatizimi i PKM, etj. ulin shkallen e mundėsive
tė korruptimit tė strukturave.
Aktualisht Sistemi TIMS ėshtė instaluar nė 18 PKK nga 25 PKK, si
dhe nė 8 Drejtoritė Rajonale pėr PK&M. Po punohet pėr
pėrfundimin e informatizimit tė tė gjithė PKK brenda vitit 2009.
Policia
Nė kuadėr tė Strategjisė Ndersektoriale pėr Parandalimin dhe
Luftėn Kundėr Korrupsionit dhe pėr qeverisjen transparente pėr
periudhėn 2008-2013, Policia e Shtetit ka programuar detyra
specifike pėr kėtė periudhė dhe pėr vitet nė vazhdim.
Detajet mbi masat pėr forcimin e kapaciteteve administrative
dhe koordinimi ndėrmjet agjencive (p.sh. mandati, stafi, buxheti,
teknikat e specializuara tė hetimit, databaset, shkėmbimi i
informacionit, trajnimet.)
Ndryshimet e bėra ne Kodin Penal, ne Kodin e Procedurės Penale
dhe konkretisht pėr dispozitat kundėr korrupsionit dhe
pėrdorimit te teknikave speciale te hetimit kane orientuar drejt
strukturat e specializuara te luftės kundėr korrupsionit pėr
goditjen e tij, ne te gjitha format e shfaqjes.
Ka nje rritje te ndjeshme te forcės goditėse tė veprave penale
tė korrupsionit dhe krimeve ne detyrė. Njė numėr gjithnjė e me i
madh zyrtarėsh tė korruptuar te nivelit te mesėm dhe te larte
janė arrestuar dhe i janė dhėne pėr ndjekje penale organeve te
drejtėsisė. Kjo ka ardhur si rezultat i rritjes dhe forcimit tė
masave e gjurmuese policore dhe pėrdorimit te teknikave speciale
te hetimit nga strukturat e specializuara ne luftėn kundėr
korrupsionit, bashkėpunimit me prokurorinė dhe gjykatėn dhe
investigimeve tė gjata e tė koordinuara nė kėtė drejtim.
Zyrtaret te vene pėrballe fakteve dhe provave kane pranuar
akuzat dhe kane kėrkuar gjykim te shkurtuar. Gjykatat kane
dėnuar zyrtaret jo vetėm me heqje lire me burg por edhe me gjobe
dhe dėnime plotėsuese si mos ushtrim aktiviteti etj.
Pėr te gjitha rastet e korrupsionit ndaj zyrtareve dhe personave
te lidhur me ta jane bere hetime pėr astetet qe disponojnė, si
pasuri te paluajtshme dhe llogari bankare. Janė sekuestruar para
dhe prona te vena ne mėnyre abuzive.
Me implementimin e Ligjit tė ri Pėr Policinė e Shtetit u
rritėn nė mėnyrė tė ndjeshme kapacitetet institucionale dhe
strukturore pėr goditjen e krimit financiar, korrupsionit dhe
pastrimit tė parave. Me organizimin e ri tė Policisė sė Shtetit,
u krijua Drejtoria Kundėr Krimit Financiar nė Departamentin pėr
Hetimin e Krimeve. Kjo Drejtori pėrbėhet nga tre sektorė nė tė
cilėn punojnė 13 oficerė policie.
o Sektori kundėr Korrupsionit.
o Sektori kundėr Pastrimit tė Parave.
o Sektori kundėr Krimeve Ekonomik-Financiare.
Kjo Drejtori ka filluar tė funksionojė nė mėnyrė tė plotė nga
data 1 Janar 2008.
Sektori kundėr Korrupsionit ka njėsitė e tij tė vartėse nė 12
Qarqet e Republikės sė Shqipėrisė. Ky Sektor, nė Drejtorinė e
Pėrgjithshme tė Policisė sė Shtetit, pėrbėn organin e vetėm
pėrgjegjės pėr trajtimin nė mėnyrė tė unifikuar tė veprimtarisė
sė strukturave tė policisė pėr veprat penale tė korrupsionit dhe
ato tė kryera gjatė ushtrimit tė funksioneve publike. Objekti i
punės tė kėtij sektori qendror ėshtė kryerja e veprimtarisė
koordinuese, bashkėvepruese, operacionale, administrative,
hetimore pėr veprat penale nė fushėn e korrupsionit dhe ato tė
kryera gjatė ushtrimit tė funksioneve publike nė tė gjithė
territorin e vendit.
Nė muajin Maj tė vitit 2007 u nėnshkrua Memorandumi i Pėrbashkėt
nga Ministri i Brendshėm, Ministri i Financave, Prokurori i
Pėrgjithshėm dhe Kryetari i Shėrbimit Informativ Shtetėror pėr
krijimin e Njėsisė sė Pėrbashkėt Hetimore kundėr Krimit
Financiar dhe Korrupsionit, pranė Prokurorisė sė Rrethit
Gjyqėsor Tiranė. Objekti i punės sė tė cilės ėshtė hetimi i
veprave penale nė fushėn financiare nė pėrgjithėsi dhe
Korrupsionit dhe Pastrimit tė Parave nė veēanti. Kompetenca
territoriale e kėsaj Njėsie Hetimore ėshtė ne Rrethin e Tiranės
dhe ka nė pėrbėrjen e saj 8 Prokurorė, 10 Oficerė tė Policisė
Gjyqėsore nga Ministria e Brendshme, 8 Oficerė tė Policisė
Gjyqėsore nga Ministria e Financave, Policia Tatimore dhe
Doganore, dhe dy oficerė nga Shėrbimi Informativ Kombėtar.
Dhjetė nga oficerėt mė tė mirė tė Drejtorisė kundėr Krimit
Financiar nė qendėr dhe tė Drejtorisė sė Policisė sė Qarkut
Tiranė janė tashmė pjesėtarė tė kėsaj Njėsie Hetimore.
Drejtoria bashkėpunon dhe bashkėrendon veprimtarinė e saj me
institucione tė tjera pėrgjegjėse pėr luftėn kundėr korrupsionit
dhe mė konkretisht:
Prokurorinė e Pėrgjithshme, Njėsinė e Pėrbashkėt Hetimore e
Korrupsionit, pranė Prokurorisė sė Rrethit Gjyqėsor Tiranė.
Shėrbimin Informativ Shtetėror.
Ministrinė e Financave (Drejtorinė e Pėrgjithshme tė Doganave,
Drejtorinė e Pėrgjithshme tė Tatimeve, Drejtorinė e Pėrgjithshme
tė Parandalimit tė Pastrimit tė Parave (ose FIU)).
Ministrinė e Drejtėsisė (Zyrėn Qendrore tė Regjistrimit tė
Pasurive tė Paluajtshme).
Inspektoriatin e Lartė tė Deklarimit dhe Kontrollit tė
Pasurive.
Statistika dhe shembuj tė rasteve tė suksesshme dhe dėnimeve pėr
periudhėn 2005-2008.
Nė vitin 2005, nga Policia e Shtetit janė evidentuar dhe
referuar pėr fillimin e ndjekjes penale 34 raste tė veprave
penale tė korrupsionit krimeve nė detyre tė nėpunėsve publik me
51 autorė tė dyshuar prej tė cilėve 15 tė arrestuar e ndaluar.
Nga kėto 8 vepra penale tė korrupsionit pasiv dhe aktiv, 26
vepra penale tė kryera nga punonjės shtetėror e publik.
Nė vitin 2006, nga Policia e Shtetit janė evidentuar dhe
referuar pėr fillimin e ndjekjes penale 72 raste tė veprave
penale tė korrupsionit krimeve nė detyre tė nėpunėsve publik, me
126 autorė tė dyshuar prej tė cilėve 29 tė arrestuar e ndaluar.
Nga kėto 23 vepra penale tė korrupsionit pasiv dhe aktiv, 49
vepra penale tė kryera nga punonjės shtetėror e publik.
Nė vitin 2007, nga Policia e Shtetit janė evidentuar dhe
referuar pėr fillimin e ndjekjes penale 71 raste te veprave
penale te korrupsionit krimeve ne detyre te nenpunesve publik me
164 autore te dyshuar prej te cilėve 40 te arrestuar e ndaluar.
Nga kėto 15 vepra penale te korrupsionit pasiv dhe aktiv, 56
vepra penale te kryera nga punonjės shtetėror e publik.
Po nga Policia e Shtetit pėr vitin 2008, janė evidentuar dhe
referuar pėr fillimin e ndjekjes penale 339 raste tė veprave
penale tė korrupsionit krimeve nė detyrė tė nėpunėsve publikė me
610 autorė tė dyshuar prej tė cilėve 109 tė arrestuar e ndaluar.
Nga kėto 66 vepra penale tė korrupsionit pasiv dhe aktiv nė
sektorin publik dhe privat me 65 zyrtarė tė arrestuar dhe 272
vepra penale tė kryera nga punonjės publikė si shpėrdorim detyre
etj.
Rritja e treguesve tė punės sė strukturave tė Drejtorisė Kundėr
Krimit Financiar, ka qenė jo vetėm nė nivel sasior, por edhe nė
nivel cilėso, kėshtu gjatė 11 mujorit tė vitit 2008, si rezultat
i aplikimit gjithnjė e mė shumė i metodave speciale tė hetimit
dhe ndėrmarrjes sė veprimeve operacionale, janė goditur 40 grupe
kriminale me 198 autorė, nga kėta tė arrestuar e ndaluar 158
prej tyre.
Vetėm pėr korrupsion janė zbuluar dhe goditur 23 grupe me mbi
tre autorė dhe janė organizuar dhe realizuar 26 operacione
policore tė suksesshme.
Aneks
LEGJISLACIONI
Kuadri ligjor bazė nė fushėn e luftės kundėr korrupsionit
fokusohet, ndėr tė tjera, nė aktet e mėposhtme:
Ligjin nr.7895 datė 27.1.1995 Kodi Penal i Republikės sė
Shqipėrisė, i ndryshuar;
Ligjin nr.7905, datė 21.03.1995 Kodi i Procedurės Penale i
Republikės sė Shqipėrisė;
Ligjin nr. 8635, datė 07.06.2000 Pėr ratifikimin e Konventės
Civile pėr Korrupsionin;
Ligjin nr.8778, datė 26.04.2001 Pėr ratifikimin e Konventės
Penale pėr Korrupsionin, i ndryshuar;
Ligjin nr. 9245, datė 24.06.2004 Pėr ratifikimin e
Protokollit Shtesė tė Konventės Penale pėr Korrupsionin;
Ligjin nr.8646, datė 20.07.2000 Pėr ratifikimin e konventės
europiane Pėr pastrimin, depistimin, kapjen dhe konfiskimin e
produkteve tė krimit;
Ligjin nr. 9492, datė 13.03.2006 Pėr ratifikimin e Konventės
se Kombeve te Bashkuara Kundėr Korrupsionit;
Ligjin nr.9284, datė 30.09.2004 Pėr parandalimin dhe goditjen
e krimit tė organizuar;
Ligjin nr.8503, datė 30.06.1999 Pėr tė drejtėn e informimit
pėr dokumentet zyrtare;
Ligjin nr. 9049, date 10.04.2003 Pėr deklarimin dhe
kontrollin e pasurive te detyrimeve financiare tė tė zgjedhurve
dhe te disa nėpunėsve publike, i ndryshuar
Ligjin nr.9131, datė 08.09.2003 Pėr rregullat e etikės nė
administratėn publike;
Ligjin nr. 9367, datė 07.04.2005 Pėr parandalimin e
konfliktit te interesave nė ushtrimin e funksioneve publike, i
ndryshuar me ligjet nr. 9475, datė 09/02/2006 dhe nr. 9529, datė
11/05/2006;
Ligjin nr. 9508, date 03.04.2006 Pėr bashkėpunimin e publikut
nė luftėn kundėr korrupsionit;
Ligji nr.9917, datė 19.5.2008 Pėr parandalimin e pastrimit tė
parave dhe financimit tė terrorizmit
Ligji Nr. 10 002, datė 06.10.2008, Pėr Shėrbimin e Kontrollit
tė Brendshėm nė Ministrinė e Brendshme;
Ligjin nr.9643, datė 20.11.2006 Pėr prokurimin publik;
Ligjin nr.9663, datė 18.12.2006 Pėr koncesionet;
Ligjin nr.9720, datė 23.04.2007 Pėr auditimin e brendshėm nė
sektorin publik;
Ligjin nr.9723, datė 03.05.2007 Pėr qendrėn kombėtare tė
regjistrimit;
Ligjin nr.9749, datė 04.06.2007 Pėr policinė e shtetit;
Ligjin nr.9754, datė 14.06.2007 Pėr pėrgjegjėsinė penale tė
personave juridikė;
Vendimin nr.794, datė 19.12.2005 tė Kėshillit tė Ministrave
Pėr krijimin e Task Forcės Antikorrupsion;
Vendimin nr 94, date 15.02.2006 tė Kėshillit tė Ministrave
Pėr miratimin e rregullores pėr funksionet dhe procedurat e
kontrollit te brendshėm administrativ dhe antikorrupsion tė
Kėshillit tė Ministrave;
Vendimin nr.714, datė 22.10.2004 Pėr veprimtarinė e jashtme
dhe dhėnien e dhuratave gjatė veprimtarisė sė nėpunėsit tė
administratės publike;
Urdhrin nr. 172, datė 02.11.2005 tė Kryeministrit Pėr marrjen
e masave tė shpejta nė zbatim tė ligjit Nr. 9367, datė
07.04.2005 Pėr parandalimin e konfliktit tė interesave nė
ushtrimin e funksioneve publike;
Urdhrin nr.208, datė 29.12.2005 tė Kryeministrit Pėr
vendosjen e numrave tė telefonit falas pėr denoncimin e
korrupsionit;
Vendimi i Kėshillit tė Ministrave nr.1561, datė 3.10.2008 Pėr
miratimin e Strategjisė Ndėrsektoriale pėr Parandalimin e Luftėn
kundėr Koorupsionit dhe pėr njė Qeverisje Transparente,
2008-2013.
Aneksi 2
Statistikat lidhur me prirjet, pėr vitet 2005-2008, e luftės
kundėr pastrimit tė parave:
|
Nr |
Vepra
Penale |
Vepra penale
te evidencuara |
Vepra penale te zgjidhura |
Autore gjithsej te veprave penale |
Nga kėta tė arrestuar |
Nga kėta nė gjendje te lire |
Larguar nga vendi i ngjarjes |
|
1 |
Pastrim parash financim terrorizmi |
0 |
0 |
0 |
0 |
0 |
0 |
|
2 |
Korrupsioni |
8 |
8 |
11 |
5 |
6 |
0 |
|
3 |
VP kundėr shtetit e drejtėsisė |
26 |
26 |
40 |
5 |
35 |
0 |
|
4 |
Zhvillim i palejuar i lojėrave tė fatit |
0 |
0 |
0 |
0 |
0 |
0 |
|
5 |
Krime nė fushėn e doganave |
122 |
120 |
171 |
110 |
55 |
6 |
|
6 |
Falsifikim i monedhave dhe letrave |
33 |
30 |
43 |
26 |
15 |
2 |
|
7 |
Mashtrimet |
93 |
90 |
97 |
34 |
58 |
5 |
|
8 |
VP nė fushėn e tatim taksave |
33 |
33 |
31 |
9 |
22 |
0 |
|
9 |
VP nė shoqėritė tregtare |
1 |
1 |
1 |
0 |
1 |
0 |
|
10 |
VP nė fushėn e falimentimit |
1 |
1 |
1 |
0 |
1 |
0 |
|
11 |
Vjedhje pasurie |
6 |
5 |
10 |
3 |
7 |
0 |
|
12 |
Falsifikimi i dokumenteve |
718 |
718 |
833 |
412 |
417 |
4 |
|
13 |
S h u m a |
1041 |
1032 |
1238 |
604 |
617 |
17 |
Viti 2006
|
Nr |
Vepra
Penale |
Vepra penale
tė evidencuara |
Vepra penale tė zbuluara |
Autorė
gjithsej tė veprave penale |
Nga kėta tė
arrestuar |
Nga kėta nė gjendje tė lirė |
Larguar nga vendi i ngjarjes |
|
1 |
Pastrim parash financim terrorizmi |
1 |
1 |
1 |
0 |
1 |
0 |
|
2 |
Korrupsioni |
23 |
23 |
34 |
12 |
22 |
0 |
|
3 |
VP kundėr shtetit e drejtėsisė |
49 |
48 |
92 |
17 |
73 |
2 |
|
4 |
Zhvillim i palejuar i lojėrave tė fatit |
0 |
0 |
0 |
0 |
0 |
0 |
|
5 |
Krime ne fushėn e doganave |
159 |
141 |
194 |
110 |
74 |
10 |
|
6 |
Falsifikim i monedhave dhe letrave |
49 |
46 |
62 |
38 |
24 |
0 |
|
7 |
Mashtrimet |
162 |
146 |
162 |
29 |
130 |
3 |
|
8 |
VP nė fushėn e tatim taksave |
16 |
16 |
23 |
0 |
23 |
0 |
|
9 |
VP nė shoqėritė tregtare |
0 |
0 |
0 |
0 |
0 |
0 |
|
10 |
VP nė fushėn e falimentimit |
3 |
3 |
3 |
0 |
3 |
0 |
|
11 |
Vjedhje pasurie |
22 |
21 |
44 |
13 |
30 |
1 |
|
12 |
Falsifikimi i dokumenteve |
724 |
715 |
851 |
252 |
596 |
3 |
|
13 |
S h u m a |
1285 |
1232 |
1558 |
504 |
1032 |
22 |
Viti 2007
|
Nr |
Vepra
Penale |
Vepra penale
tė evidencuara |
Vepra penale tė zbuluara |
Autorė
gjithsej tė veprave penale |
Nga kėta tė
arrestuar |
Nga kėta nė gjėndje tė lirė |
Larguar nga vendi i ngjarjes |
|
1 |
Pastrim parash financim terrorizmi |
3 |
3 |
5 |
0 |
5 |
0 |
|
2 |
Korrupsioni |
19 |
19 |
51 |
29 |
22 |
0 |
|
3 |
VP kundėr shtetit e drejtėsisė |
88 |
86 |
162 |
23 |
139 |
0 |
|
4 |
Zhvillim i palejuar i lojėrave tė fatit |
15 |
15 |
16 |
0 |
16 |
0 |
|
5 |
Krime ne fushėn e doganave |
168 |
153 |
212 |
109 |
95 |
8 |
|
6 |
Falsifikim i monedhave dhe letrave |
40 |
32 |
38 |
21 |
17 |
0 |
|
7 |
Mashtrimet |
242 |
178 |
209 |
31 |
175 |
3 |
|
8 |
VP nė fushėn e tatim taksave |
164 |
164 |
185 |
20 |
165 |
0 |
|
9 |
VP nė shoqėritė tregtare |
21 |
21 |
22 |
0 |
22 |
0 |
|
10 |
VP nė fushėn e falimentimit |
0 |
0 |
0 |
0 |
0 |
0 |
|
11 |
Vjedhje pasurie |
27 |
21 |
33 |
13 |
20 |
0 |
|
12 |
Falsifikimi i dokumenteve |
770 |
760 |
877 |
215 |
653 |
3 |
|
13 |
S h u m a |
1548 |
1435 |
1783 |
256 |
1321 |
14 |
Viti 2008
|
Nr |
Vepra
Penale |
VP tė evidencuara |
VP tė zbulua
ra |
Autorė
gjithsej |
Arrest dhe Ndal |
Ne gj. tė lirė |
Larguar nga vendb |
|
1 |
Korrupsion |
66 |
66 |
146 |
65 |
81 |
|
|
2 |
Vp.kryer punon.shtet |
272 |
267 |
463 |
44 |
418 |
1 |
|
3 |
VP kundėr sekretit |
|
|
|
|
|
|
|
4 |
Vp kunder drejtesise |
1 |
1 |
1 |
|
1 |
|
|
5 |
Vp kunder sist.zgjedhj |
|
|
|
|
|
|
|
6 |
Vp te tjera |
|
|
|
|
|
|
|
|
Shuma korrupsion |
339 |
334 |
610 |
109 |
500 |
1 |
|
1 |
Vjedhje pasurie |
216 |
215 |
35 |
20 |
15 |
|
|
2 |
Mashtrime |
423 |
401 |
452 |
38 |
397 |
1 |
|
3 |
VP shoqerit tregtare |
1 |
1 |
1 |
|
1 |
|
|
4 |
Krime fush tatim taksa |
52 |
52 |
60 |
7 |
53 |
|
|
5 |
Krime fush doganave |
181 |
170 |
194 |
77 |
117 |
|
|
5 |
Fals.monedh letr vlere |
239 |
236 |
63 |
38 |
25 |
|
|
6 |
Fals dokumente |
780 |
770 |
891 |
125 |
765 |
10 |
|
7 |
Vp fushen falimentit |
1 |
1 |
1 |
|
1 |
|
|
8 |
Zhvill palej lojra fatit |
108 |
108 |
108 |
|
108 |
|
|
|
Shuma krim ekonom |
2001 |
1954 |
1805 |
305 |
1473 |
27 |
|
1 |
Pastrim produkteve |
17 |
17 |
17 |
5 |
10 |
2 |
|
2 |
Treg paligj valut,kufi |
173 |
173 |
174 |
44 |
130 |
|
|
3 |
Financim terrorizm |
|
|
|
|
|
|
|
|
Shuma pastrim parave |
190 |
190 |
191 |
49 |
140 |
2 |
|
|
Shuma krim financiar |
2530 |
2478 |
2606 |
463 |
2113 |
30 |